Kush qëndron prapa “helmimit” me zarfë nga Serbia? Flet analisti njohur..

Politika

Kush qëndron prapa “helmimit” me zarfë nga Serbia? Flet analisti njohur..

Nga: V.R Më: 16 tetor 2019 Në ora: 19:01
Foto Ilustrim

Publicisti dhe analisti Nexhat Haziri, është i mendimit se prapa skenarit të së dielës, ku ndodhi helmimi i afërsisht 26 personave, respektivisht 26 zyrtarëve të KQZ-së, qëndrojnë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, shkruan “Bota sot”.

Sipas tij, qëllimi i sipërshënuarëve është që t’ua pamundësojë koalicionin dhe formimin e qeverisë, LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“Prapa këtij skenari qëndrojnë dy persona, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Qëllimi i tyre nuk është dëmtimi i Listës Serbe, por i dy partive LVV-së dhe LDK-së, për t'ua pamundësuar koalicionin dhe formimin e qeverisë. Ky skenar duhet zbradhur deri në fund, dhe për ta bërë një gjë të tillë, duhet një ekip ndërkombëtarë, e jo institucionet që janë të kapuar nga SHIK-u, as policia e Kosovës e as AKI-ja e as prokuroria. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duhet vënë para përgjegjësisë për këtë skenar kriminal që mund ta rrezikoj stabilitetin politik dhe të sigurisë në vend”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat