Liberalizimi i vizave, Kadriaj: Sfidë për qeverinë luftimi i krimit dhe korrupsionit

Politika

Liberalizimi i vizave, Kadriaj: Sfidë për qeverinë luftimi i krimit dhe korrupsionit

Nga: G.B Më: 16 tetor 2019 Në ora: 19:38
Ilustrim

BE ka ripërsëritur dy kushtet për liberalizimin e vizave, që janë luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Së fundmi, shefja e BE-së, Nataliya Apostolova ka thënë se duhet plotësuar këto kushte që të bëhet liberalizimi i vizave.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Mustafë Kadriaj ka thënë për gazetën “Bota sot” se kërkesa është normale dhe se Kosova duhet ta luftojë krimin e korrupsionin si me si pa BE-në.

Image
Mustafë Kadriaj

“Kërkesa është shumë normale me ose pa Bashkimin Evropian një shtet funksional duhet të tentojë që të luftojë krimin dhe korrupsionin me qëllim që të krijojë siguri tek qytetarët dhe partnerët ndërkombëtare e aq më shumë Kosova që duhet të dëshmojë që në dimë të ecim vet. Që ka korrupsion jemi të gjithë të vetëdijshëm për faktin që më të fuqishëm ekonomikisht dhe më shumë luks kanë politikanët sesa bizneset në Kosovë që për një shtet demokratik dhe me ekonomi të tregut është e papranueshme që për fat jo të mirë është aktuale”, është shprehur Kadriaj.

Ai thotë se nuk është i lehtë luftimi i korrupsionit nga qeveria e re.

“Por se sa do të luftojë korrupsionin mandatari i ri që ka marrë besimin e qytetarëve me këtë ofertë që do të luftojë korrupsionin por jetësimi nuk është i lehtë sepse krimi tani më është sistem. Nëse nuk arrin që të realizojë këtë premtim Albin Kurti do t’i kthehet negativisht që më nuk do të ketë besim tek qytetari sepse pritjet janë të mëdha por ka vend për skepticizëm për faktin që edhe brenda subjektit por edhe nga partnerët e koalicionit ka vend për dyshime që zyrtarë të lartë kanë afera korruptive dhe kanë pasuri që nuk mund të arsyetojnë nga ana ekonomike njëherësh duhet t’i kujtojmë opinionit që lideri i Vetëvendosjes ka dhënë një shembull shumë radikal që mund të përsëriten skena jo të mira në parlament që e gjitha agjenda për shtet ndërtim do të mbetet nën hijen e akuzave dhe kundër akuzave si brenda dhe jashtë parlamentit”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat