Flasin nga Nisma për “Bota sot”, japin lajmin nëse koalicioni Limaj e Pacolli e ka kaluar pragun

Politika

Flasin nga Nisma për “Bota sot”, japin lajmin nëse koalicioni Limaj e Pacolli e ka kaluar pragun

Nga: N.H Më: 16 tetor 2019 Në ora: 20:34
Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli

Ani pse ende nuk është edhe zyrtarisht, koalicioni Nisma-AKR-PD janë me shpresa të mëdha se do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Kosovës.

Është ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili për gazetën “Bota sot”, ka konfirmuar se koalicioni i tyre tashmë i ka siguruar votat e mjaftueshme për të kaluar pragun prej 5 për qind.

Image
Haxhi Shala

“Që nga dita e parë kemi qenë të bindur se koalicioni jonë Nisma Socialdemokrate-AKR-PD i ka votat e duhura dhe të mjaftueshme për të qenë pjesë e legjislaturës së shtatë”, ka thënë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, edhe në këto moment është duke vazhduar numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Pas numërimit të këtyre votave, Vetëvendosje po prin dukshëm me 4905 vota, e ndjekur nga LDK-ja që ka marrë 1680, e PDK-ja që ka 1612.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 604 vota, ndërsa AAK-PSD kanë 477 vota deri tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat