Sejdiu: Vizita e Kurtit dhe Osmanit në botën perëndimore, shenjë e mirë për të ardhmën e vendit

Politika

Sejdiu: Vizita e Kurtit dhe Osmanit në botën perëndimore, shenjë e mirë për të ardhmën e vendit

Nga: V.R Më: 18 tetor 2019 Në ora: 13:05
Korab Sejdiu

I këtij qëndrimi është ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, i cili për “Bota sot”,  ka thënë se vizitat e z. Kurti dhe znj. Osmani në Angli, respektivisht në Amerikë janë një shenjë jashtëzakonisht e mirë për qeverinë në ardhje.

“Vizitat e z. Kurti dhe znj. Osmani në Angli, respektivisht në Amerikë janë një shenjë jashtëzakonisht e mirë për qeverinë në ardhje.  Deri sa në të kaluarën, pushtetarët tanë e kanë lënë Kosovën në terr diplomatik për arsye të papranueshmerisë së tyre në kancelarite botërore si rezultat i skandaleve, kapjes së shtetit dhe korrupsionit”, tha ai.

Më tej, Sejdiu, deklaroi se po shihet qartë se qeveria e re LDK-Vetëvendosje, do t’i kenë dyert e hapura anë e përtej botës.

“Po shihet qartë se qeveria e re VV-LDK, por veçanërisht z. Kurti dhe znj. Osmani, do të kenë dyert e hapura anë e kënd botës, dhe kështu do të kenë mundësi të kthejnë Kosovën në agjenden pozitive të miqëve tanë ndërkombetar. Si edhe e ceka, kjo është një shenjë shumë pozitive për vendin”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat