Lepaja: Posti i presidentit në negociatat LDK-VV, Mustafa mund të bëhet nëse i ka votat

Politika

Lepaja: Posti i presidentit në negociatat LDK-VV, Mustafa mund të bëhet nëse i ka votat

Nga: G.B Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:24
Fadil Lepaja

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur dëshirën që të jetë president i Kosovës në të ardhmen, por ka thënë se kjo nuk është çështja kryesore në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, sa mund të jetë kjo çështje pjesë e një marrëveshje mes dy partive dhe sa mund të bëhet Isa Mustafa president?

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo mund të bëhet nëse ai i siguron votat që i nevojiten për të shkarkuar presidentin, ose të pres derisa atij t’i skadojë afati.

“Po, gjithsesi, nëse Mustafa ka garancione se i siguron votat shtesë të cilat nevojiten për të shkarkuar presidentin ose të pres derisa mandati i presidentit të skadojë. Posti i presidentit është atraktiv për kryetarin e LDK, për të përmbyllur karrierën dhe për të lëshuar vendin më të rinjve duke ruajtur ende ndikimin aty”, është shprehur ai.

Ndërsa sa i përket VV-së, Lepaja thotë se orientimi i tyre është nga ekzekutivi fillimisht, derisa shton se posti i presidentit është në tavolinë në negociatat mes të dyja partive.

“Në anën tjetër Vetëvendosje nuk duket se ka ndonjë pretendues për këtë post, sepse orientimi i tyre është në radhë të parë nga ekzekutivi. Në këtë kontekst, në negociatat për bashkëqeverisje dhe krijim të baraspeshës së re, besoj se posti i presidentit është në tavolinë”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat