Burjani akuzon MPJ-në për ngecje të Kosovës në UNESKO dhe INTERPOL

Politika

Burjani akuzon MPJ-në për ngecje të Kosovës në UNESKO dhe INTERPOL

Nga: D. B. Më: 18 tetor 2019 Në ora: 19:29
Blerim Burjani

Kosova nuk ka pasur përgatitje për të hyrë në votim në INTERPOL. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani, i cili në një prononcim për “Bota sot”  ka thënë  se MPJ ka bërë shumë pak rreth kësaj çështje.

Kjo për faktin se kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ditë më parë ka kërkuar shtyrjen e votimit për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të policisë INTERPOL, për vitin e ardhshëm, pikërisht në kohën kur mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të organizatës së sigurisë INTERPOL.

Burjani konsideron se nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e cila kishte marr përgjegjësit nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk kanë bërë fare lobimi serioz.

Madje sipas tij as Ambasadat e Kosovës nuk janë angazhuar për lobimi dhe  nuk janë shfrytëzuar të gjitha mjetet diplomatike.

“Lobimi i dobët mos ndërmarrja e masave për të arritur një përafrim më të madh për anëtarësim, ka qenë një ndër shkaqet që Kosova nuk u pranua në INTERPOL, sepse natyrisht se të realizohet një gjë e tillë do të duhej të bëhej një angazhim më i madh lobizues. Tërheqja është bërë për shkak mundësisë së dështimit të plotë, por megjithatë mendoj se është gabim tërheqja për shumë arsyeje mbi të gjitha le të sheh Bashkësia Ndërkombëtare mllefin serb dhe pengimin e Kosovës. Tërheqja veç ia ka krye një punë Serbisë më lehtë, dhe kjo është e pa pranueshme, sepse lind pyetja se deri kur do të shtyhet, edhe anëtarësimi në UNESKO, të cilën thuajse shumica e kanë harruar”, është shprehur njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat