Flasin nga VV për “Bota sot”: Këto ministri synon t’i drejtojë ky subjekt në qeverisjen me LDK-në

Politika

Flasin nga VV për “Bota sot”: Këto ministri synon t’i drejtojë ky subjekt në qeverisjen me LDK-në

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 18 tetor 2019 Në ora: 21:02
Albin Kurti

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në një intervistë dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se si subjekt kanë shprehur haptazi se prioritet i tyre është lufta ndaj korrupsionit dhe ç’kapja e institucioneve.

Ndërsa, e pyetur se cilat janë ministrit që deshifrojnë t’i kenë nën petkun e tyre, Nagavci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje synon të udhëheqë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Akoma nuk kemi diskutuar me LDK-në për këtë. Por ne kemi shprehur haptazi se prioritet i joni është lufta ndaj korrupsionit dhe ç’kapja e institucioneve. Andaj në këtë drejtim është e natyrshme që Vetëvendosje synon të udhëheqë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme”, ka deklaruar ish-deputetja e VV-së, për gazetën “Bota sot”.

Image
Arbërie Nagavci

Tutje, ajo këtë e ka treguar gjithashtu se prioritet i tyre mbetet edhe Ministria e Financave.

“Kjo edhe për shkak të ligjit anti-mafia dhe procesit të Vettingut. Kjo do të duhej të përfundojnë gjatë mandatit tonë dhe përpos Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe natyrisht Ministrinë e Financave”, ka shtuar mes tjerash ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se deri më tani vetëm dy takime, njëri në nivel të liderëve dhe tjetri në nivelin e grupeve punuese, janë zhvilluar ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga shpallja e rezultatit preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, në përpjekje për të arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Sot është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës, duke paralajmëruar takimin e radhës për javën e ardhshme.

Grupet punuese u pajtuan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

(Intervistën e plotë, mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat