E thotë zyrtari i VV-së: Akoma pa filluar punën Kurti si kryeministër, po e prekim ndryshimin

Politika

E thotë zyrtari i VV-së: Akoma pa filluar punën Kurti si kryeministër, po e prekim ndryshimin

Nga: V.R Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:32
Albin Kurti

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, për “Bota sot”, ka deklaruar se nuk do të ndodh kurrfarë kapje e shtetit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, ç`kapja e shtetit nuk do të thotë largimi nga dikush që e ka kapur tash e 20 vite e të kapet nga dikush tjetër.

Tutje, Rrahmani theksoi se ç`kapje është kur profesionistët punësohen në vendin e merituar, kur në arsim punësohesh se e meriton si dhe kur në ndërmarrjet publike punësohesh sipas meritokracisë.

“Ç`kapja e shtetit nuk do të thotë largimi nga dikush që e ka kapur tash e 20 vite e të kapet nga kushdo tjetër!

Nepotizmi është njëri ndër faktorët përse është shkatërruar çdo institucion e çdo ndërmarrje publike. Një i punësuar në vendin e pa merituar e shkatërron një institucion nga mos dija.

-Ç`kapje është kur profesionistët të punësohen në vendin e merituar.

-Ç`kapje është kur në arsim punësohesh sepse e meriton e jo për arsye se i shërben ndonjë subjekti politik.

-Çkapje është kur ndërmarrjet publike të kenë udhëheqës që punojnë për ndërmarrjen e jo për partinë e familjen”, tha ai.

Rrahmani, tha se Qeveria Kurti do të jetë qeveri ku secili do të kryej punët që i takojnë, ku mjeku do të shërbej në kohën që e ka për obligim dhe për punët që obligohet, ku mësuesi do të edukojë fëmijët e do të ketë mësimdhënie e mësimnxënie, ku prokurori do të jetë i lirë të kryej punën ashtu si duhet dhe do ti ofrohet siguri për të kryer punën që i takon. Ku punëtori do të trajtohet me dinjitet e do ti ketë të gjitha të drejtat që i takojnë.

“Ndryshimet veç se kanë filluar në qeverisje qysh nga 6 tetori, nëse shkoni në institucionet publike tash e tutje punonjësit i gjeni në vendet e tyre të punës, nuk dalin në pauzë me shume se që u takon, shërbimet po ofrohen shume më mirë. Vetëm fakti që është kuptuar që do të ketë qeveri Kurti situata ka filluar të permirwsohet menjëherë. Ndryshimi dhe ç`kapja e madhe do të ndodh shume shpejt, plani 20 pikësh i prezantuar në fushat është zgjidhja e problemeve dhe kthimi i qeverisjes të qytetarët dhe për qytetarët”, tha ai.

Sipas tij, shqetësimet se do të ketë ç`kapje për kapje janë normale, deri sot kështu ka ndodhur që 20 vite vetëm kapësit e shtetit janë ndërruar.

“Nga 6 tetori të gjithë kapësve të shtetit u ka ardhur fundi, tashmë do të vendoset një standard i ri ku qeverisja do të jetë çdo herë llogaridhënëse para qytetarëve dhe do të jetë qeverisëse për qytetarët”, përfundoi ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat