Albulena Haxhiu numëron arsyet për ‘’Bota sot’’, pse doli VV e para në zgjedhjet e 6 tetorit

Politika

Albulena Haxhiu numëron arsyet për ‘’Bota sot’’, pse doli VV e para në zgjedhjet e 6 tetorit

Nga: V.R Më: 21 tetor 2019 Në ora: 21:29
Albulena Haxhiu

Në një bashkëbisedim me ‘’Bota sot’’, zyrtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se janë një mori arsyesh se përse Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit doli subjekti i parë me mbështetjen më të madhe.

Sipas saj, artikulimi, konsistenca dhe programi progresiv i Lëvizjes, së dyti, angazhimi 14 vjeçar i aktivistëve, guximi e integriteti moral e profesional i njerëzve të Lëvizjes e sidomos kandidati jonë për kryeministër Albin Kurti, që është personi më i dëshmuar e sprovuar.

‘’ Janë disa arsye se pse Lëvizja në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit doli subjekti i parë me mbështetjen më të madhe nga qytetarët e vendit. Së pari artikulimi, konsistenca dhe programi progresiv i Lëvizjes, së dyti, angazhimi 14 vjeçar i aktivistëve, guximi e integriteti moral e profesional i njerëzve të Lëvizjes e sidomos kandidati jonë për kryeministër Albin Kurti, që është personi më i dëshmuar e sprovuar. Dhe në fund, qytetarët i kanë parë e ndjerë keqeverisjet, sidomos ato pas shpalljes së pavarësisë prandaj i kanë dhënë goditje gjitha subjekteve që kanë degraduar vendin’’, tha ajo.

Haxhiu, shtoi se 6 tetori ishte mesazh i qartë për secilin subjekt e politikan.

‘’Emancipimi shoqëror që ndodhi me 6 tetor është i jashtëzakonshëm dhe vlerë për një demokraci’’, tha Haxhiu.

E pyetur nëse janë kanë gjet kompromis me LDK-në për ndarjen e ministrive, Haxhiu tha se s’është diskutuar akoma kjo çështje.

‘’Ende nuk kemi diskutuar për këtë’’, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat