Sa ka shanse që të rrëzohet Thaçi nga posti i tij dhe Mustafa të bëhet president?

Politika

Sa ka shanse që të rrëzohet Thaçi nga posti i tij dhe Mustafa të bëhet president?

Nga: G.B Më: 21 tetor 2019 Në ora: 23:03
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK po mbajnë takime për një marrëveshje për të qeverisur bashkë, pasi VV doli fituese e zgjedhjeve dhe LDK partia e dytë.

E së fundmi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehu dëshirën që të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, por ka thënë se kjo nuk është çështja kryesore në negociatat me VV-në.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se president ka mandat, ai fillimisht duhet të shkarkohet.

Image
Blerim Burjani

“Po çështja e presidentit është pikëpyetje, ai ka mandat, andaj vetëm nëse ai shkarkohet me 2/3 e votave. Pra gjasat janë të vogla të shkarkohet PANISTI i fundit Thaçi”, është shprehur ai.

Sipas tij, presidenti duhet të jetë i pavarur dhe jo nga koalicionet politike, të kemi një president konsensual.

“Por mendoj që presidenti duhet të jetë i pavarur e jo monedhë për kusuritje në mes koalicioneve politike. Pra duhet të mësohemi se Kushtetuta kërkon një president konsensual, pra jo me politikë që shkakton telashe tjera. Duhet të mësohemi me demokraci parlamentare e jo me interesa partiake”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat