Shtimi i ftesave nga Gjykata Speciale, Maxharraj jep detaje të rëndësishme: Një “dreq” e dinë se a janë marrë vesh Thaçi dhe Vuçiq që kjo...

Politika

Shtimi i ftesave nga Gjykata Speciale, Maxharraj jep detaje të rëndësishme: Një “dreq” e dinë se a janë marrë vesh Thaçi dhe Vuçiq që kjo...

Nga: N.H Më: 21 tetor 2019 Në ora: 23:31
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Prof. dr. Binak Maxharraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth shtimit të ftesave nga Gjykata Speciale ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Maxharraj shpjegon se krijimi i kësaj gjykatë është një histori në vete, si dhe e pakëndshme dhe tmerruese për Kosovën.

Sipas Maxharrajt, UÇK është e pastër si loti, është e pastër si lëngu i borës, e cila ai thotë se luftoi për popullin dhe çlirimin e vendit.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Gjykata Speciale më seli në Hagë është një histori e trishtë, aq e pakëndshme dhe tmerruese nga fakti se pse ndodhi kjo, pse u deshtë të ndodhë, pse nuk u ndalu të mos ndodhë, kur ka pas mundësi që të ndalohet. Por, megjithatë Gjykata Speciale për Kosovën, e jo edhe për Serbinë, ndodhi. Kjo ndodhi së në krye të shtetit atëherë e sot gjendeshin “gjahilet” të cilët nuk i dolën zot shtetit të vet, nuk i dolën zot ushtrisë së lavdishme çlirimtare, bile në këtë mënyre të mos përmendet. Të mos përmendet, sepse UÇK është e pastër si loti, është e pastër si lëngu i borës, luftoi për popullin dhe çlirimin e vendit me ndihmën e pakursyer të miqve tanë, e sidomos të Amerikës pa të cilën Kosova nuk do të ishte kjo që është sot. Megjithatë, dorën në zemër ani pse UÇK ishte e pastër, pati individ brenda saj që nuk u sollën mirë gjatë luftës. Gjate luftës u vranë shumë veprimtar të devotshëm për pavarësi të Kosovës që dyshohet se ndodhën mes veti për përfitime të luftës”, shprehet Maxharraj.

Tutje, Maxharraj, thotë se në krijimin e Speciales, presidenti i Serbisë ishte më i mençur në krahasim me presidentin Thaçi.

Por, Maxharraj kujton se ishte pikërisht Serbia, ajo që që bëri masakra dhe gjenocid në Kosovë, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Gjykata Speciale ndodhi sepse nuk tentoi ta ndalë askush, bile banë shumë presione që kjo të ndodhë. Strumbullar i këtij presioni që Gjykata Speciale të ndodhë ishte vete Hashim Thaçi, i cili bënte presion te deputetët qe kjo të ndodhë bile me ligjet e Kosovës. Një dreq e dinë se a janë marr vesh Thaçi dhe Vuçiq që kjo të ndodhë. Ka diçka këtu përbrenda që nuk shkon, merr në thua, mirëpo, këtu Vuçiq ishte më i mençur ia lëshoi mjekrën Thaçit në vend që presidenti i Kosovës t’ia lëshonte atij me plotë të drejtë, sepse Serbia ishte ajo që bëri masakra dhe gjenocid në Kosovë. Ndoshta Serbia e shantazhoi me diçka Hashim Thaçin. Ata tani vetëm nga tribunat e shohin Gjykatën Speciale në të cilën Kosovën e futi vetëm Hashim Thaçi më Klanin Pronto, dhe megjithatë Specialja ndodhi. Ajo po e vazhdon rrugëtimin e vet”, ka thënë Maxharraj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat