Hertica: Të ngrihemi dhe ta zbulojmë të vërtetën për rastin e Astrit Deharit

Politika

Hertica: Të ngrihemi dhe ta zbulojmë të vërtetën për rastin e Astrit Deharit

Nga: D. B Më: 22 tetor 2019 Në ora: 12:45
Ali Hertica

Prokuroria Themelore në Prizren edhe më tutje po e mban larg publikut raportin e autopsisë për vdekjen e Astrit Deharit, të cilin para pak ditësh e kanë pranuar nga autoritetet zvicerane.

E në lidhje me këtë analisti politik Ali Hertica ka thënë për gazetën “Bota sot” se ndonëse Instituti më i lartë i Mjekësisë Ligjore i Republikës së Kosovë kishte vlerësuar në atë kohë se Astrit Dehari kishte bërë vetëvrasje, megjithatë rezultatet e këtij raporti ishin të dyshuara për familjarët të cilët nuk i pranuan kurrë këto spekulime, rreth misterit të vdekjes së djalit të tyre.

Sipas tij, natyrisht se prindërit e të ndjerit, të cilët më pas kërkuan hetim ndërkombëtar që të shtjellohet e gjithë kjo amulli e vrasjes së djalit të tyre ku e gjithë mostrat u dërguan jashtë Kosove për të ndriçuar këtë vrasje.

“Tani pas disa muajve Kosova ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit. Por e gjithë kjo tani po reflekton disi si jo korrekte nga dikush që po luan ne ndjenjat e familjes Dehari që ende nuk u dha se çka është përshkruar në atë raport nga Instituti i Lozanës që do ishte shumë humane dhe njerëzorë që për hir të informimit të drejtë se çfarë është dhe çka shënon në atë raport. Mirëpo kjo zvarritje ndoshta dikujt po i konvenon duke luajtur me ndjenjat e familjarëve Dehari sepse tani Prokurori i Shtetit me të pranuar këtë raport, është deklaruar se do ta dërgoj atë për përkthim në gjuhën shqipe, pasi që ky raport është pranuar në një nga gjuhët zyrtare të shtetit të Zvicrës”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

Ai konsideron se në momentin që raporti të përkthehet dhe analizohet nga prokurori i rastit, komfor dispozitave ligjore do t’i dërgohet avokatit të familjes Dehari por kësaj vonese nuk duhet i jepet mbështetje nga askush, por sa ma parë duhet të jepet Verdikti i fundit që mos të njollose askush po që dyshohet.

“Ky raport është me zarf të mbyllur akoma, dhe ne fatkeqësisht nuk e dimë përmbajtjen e saj se çfarë raporti do jetë dhe arsyeja e vrasjes. Pra kjo vonesë nuk është humane, e as më tepër ligjore kur dihet se është raport dhe duhet sa më parë ti jepet familjareve të viktimës. Sepse këto janë vulat e pranimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. Është e dhimbshme po ashtu tek ky raport sepse ende mbetet e paqartë vdekja tragjike e vëllezërve Dehari. Kjo familje është duke përjetuar një ankth, që nuk duhej të ishte kështu nga institucionet e shtetit të Kosovës. Andaj me doemos duhet të ngrihemi të gjithë që të zbulojmë të vërtetën, sepse jo vetëm familja, por edhe opinioni duhet ta dijë të vërtetën e vdekjes së Astrit Deharit, dhe me dhënien e Verdiktit nga ky raport mjekësisë ligjore të Lozanës, do të ishte më e lehtë dhe e qetë, ku të gjitha spekulimet rreth vdekjes së Astrit Deharit do të merrnin fund njëherë e përgjithmonë dhe familjarët e tij, të paktën do ishin pajtuar më këtë rast tragjikë”, është shprehur analisti politik Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat