“Çështja e dialogut mund të mbyllet me njohjen reciproke”

Politika

“Çështja e dialogut mund të mbyllet me njohjen reciproke”

Nga: D. B Më: 22 tetor 2019 Në ora: 13:50
Ilustrim

Çështja e dialogut nuk është e lehtë aq sa perceptohet në opinionin publik, por është një çështje e ndjeshme që kërkon përkushtim, dhe seriozitet, e mbi të gjitha njerëz me virtyte të larta morale, kombëtare e intelektuale.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Hidajet Ahmeti i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se një gjykim i tillë për dialogun është i gabuar, dhe çdo teori e tillë nuk prodhon një realitet objektiv për finalizimin e dialogut.

“Nëse mbështetemi në retrospektive, marrëveshjet e arritura nuk kanë prodhuar rezultate te pritura dhe si pasoj e kësaj dialogu me Serbinë konsiderohet si i dështuar në implementimin e marrëveshjeve. Nga kjo kuptojmë se marrëveshjet në fjalë duhet të rishikohen në mënyrë që të ndërtohet një mirëbesim në mes dy shteteve, e jo të vazhdohet pa strategji, e cila nuk prodhon rezultate”, ka thënë Ahmeti.

Ai konsideron, se epoka e dialogut nuk mund të përfundoj derisa klasa politike udhëheqëse bënë koncesione të vazhdueshme në kurriz të interesave shtetërore e kombëtare, e që një gjë e tillë ofron Serbinë drejt BE-së dhe dëmton substancën e Republikës.

“Mendoj se çështje e dialogut mund të mbyllet me njohjen reciproke të dyja shteteve, por ajo mund të ndodhë para anëtarësimit të Serbisë në BE, duke ndodhur kushtëzimi nga BE-ja për Serbinë”, është shprehur analisti politik Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat