Avokati Gjoshi tregon arsyen e rritjes së numrit të ftesave nga Specialja

Politika

Avokati Gjoshi tregon arsyen e rritjes së numrit të ftesave nga Specialja

Nga: G.B Më: 23 tetor 2019 Në ora: 18:08
Avokati Adrian Gjoshi

Ftesa të shumta kanë ardhur së fundmi nga Gjykata Speciale për figura publike, të cilët kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës.

Komandantë të UÇK-së kanë, përfshirë kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, ka qenë dhe të tjerë do të shkojnë për tu marrë në pyetje nga kjo gjykatë në Hagë.

Së fundmi ftesat po bëhen edhe më të shpeshta.

E për këtë, avokati Adrian Gjoshi, arsyeja thotë të jetë se hetimet e nevojshme janë zhvilluara për rastet e caktuara.

“Arsyeja e rritjes së numrit të ftesave nga ana e Gjykatës Speciale është sepse e njëjta tashmë ka zhvilluar hetimet e nevojshme për rastet e targetuara”, është shprehur ai për gazetën “Bota sot”.

Gjoshi vlerëson se hetuesit nuk e ftojnë për interesim askënd pa i kryer hetimet përkatëse dhe pa u përgatitur që t’i marrë në pyetje ata.

“Hetuesit nuk i ftojnë për intervistim as të dyshuarit dhe as dëshmitarët, pa i kryer hetimet përkatëse, pa u përgatitur edhe vetë për t’i marrë në pyetje të pandehurit e dëshmitarët. Sigurisht zhvillimi i hetimeve është proces i ndërlikuar dhe që merr kohë”, ka deklaruar avokati Adrian Gjoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat