Flet ish-agjenti i SHIK-ut: Brenda dhomës së Deharit ka pas luftë fyt për fyti, ja kush e kreu vrasjen e Astritit

Politika

Flet ish-agjenti i SHIK-ut: Brenda dhomës së Deharit ka pas luftë fyt për fyti, ja kush e kreu vrasjen e Astritit

Nga: N.Sh Më: 24 tetor 2019 Në ora: 20:44
Astrit Dehari

Për vdekjen e Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje me 5 nëntor 2016, si asnjëherë më parë sot kanë vërshuar reagimet ndaj institucioneve dhe përgjegjësve për këtë rast.

Këto reagime u bën pas raportit zviceran të cilën e mori familja Dehari, ku thuhet qartë se është përfshirë një person i tretë në vrasjen e Astritit.

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, vetëm i verbri dhe pushtetarët tanë nuk kanë dashur me pa se aty bëhet fjale për vrasje brutale.

Sipas tij, vrasjen e kanë kryer të burgosurit brenda që ishin me akuza për vrasje e plaçkitje.

“Nga fillimi i këtij rasti, vetëm i verbri, budallai dhe pushtetarët tanë nuk kanë dashur me pa së bëhet fjale për një vrasje brutale të një të riut. Aty, në atë dhomë burgu brenda ka pas luftë fyt për fyti, për mbijetesë nga ana e Astrit Deharit dhe së paku dy personave të tjerë që e kanë ngulfatur të ndjerin”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari e ka përmendur edhe një rast kur është marrë Astriti natën nga hetuesit policor.

Image
Naim Miftari

“Marrja natën e të ndjerit Astrit Deharit nga hetuesit e shtetit dhe dërgimi jashtë burgut dhe kërcënimi që e dërgojnë në Kumanovë tregon qartë se çfarë presioni i kanë bë të ndjerit. Sipas mendimit tim, vrasjen e kanë kryer të burgosurit brenda që ishin nën akuza për vrasje e plaçkitje. Me siguri që iu kanë premtuar lirimin nga akuzat prej hetuesve të shtetit nëse e dhunojnë fizikisht Astrit Deharin, derisa ky të pranojë bashkëpunimin me hetues e prokuror politik që adresën e kanë deri te presidenti Hashim Thaçi”, pohon tutje Miftari.

Ai më tej shton se, qëllimi i hetuesve ishte që të ndjerin z. Dehari ta detyrojnë dhe ta përdorin si dëshmitar kyç kundër Albin Kurtit, Glauk Konjufcës, Rexhep Selimit, Liburn Aliut, Xhelal Sveçles, Dardan Molliqajt e shumë të tjerëve, që si politikanë kinse urrejtjen politike e kanë shndërruar në sulme terroriste kundër shtetit, institucioneve të rendit dhe objekteve shtetërore, duke shtuar se, këto akuza janë të njëjta sikurse ato serbe para luftës kur i bënin kundër shqiptarëve.

“Tentimi që ta mbyllin rastin shpejt e ta trajtojnë si një vrasje me informata kontradiktore nga Polica, Prokuroria dhe institucionet e ministrisë së Drejtësisë të PDK-së, si dhe drejtoria e burgut po ashtu në dorën e PDK-së, tregon qartë se dëshironin të ngulfatin të vërtetën”, potencon ish-agjenti i SHIK-ut.

Miftari tutje i ka quajtur skenare ato grupimet që i sulmonin natën institucionet e Kosovës, ndezjen e veturave, zyrën e kryetarit me koktej molotovi.

“Edhe pse kishte kamera e policë që i ruanin objektet e sidomos sulmi me armë antitankë RPG, janë orkestrim i pushtetit, të cilët me këto “sulme” pastaj duke i keqpërdorur këto sulme dëshironin eliminimin e LVV-së, nga skena politike. Pjesën tjetër të këtij skenari e kanë kryer policët hetuesit e SHIK-ut të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe prokurorët e tyre, kukullat bashkë me Ministrinë e Drejtësisë që ka lejuar që të ndodhin këto gjëra mesjetare”, potencon tutje ai.

Miftari ka përmendur edhe vdekjen e cimerit të Astritit në burg dhe të hetuesit të këtij rasti.

“Vrasja e Astritit dhe vdekja e dyshimtë e cimerit të tij që në një rast kishte dashur të flet duke bë një telefonatë... si dhe vdekja po ashtu e dyshimtë e njërit nga hetuesit të këtij rasti tregon qartë se dikush është ka tenton me mbyll qarkun rreth këtij rasti, por dëshmitarë të tjerë ka rasti dhe mundet me i zgjidh nëse përdoret dhe nuk keqpërdoret nga vet hetuesit ADN-ja e vrasjes së Astritit, po kjo pa shkua në pension Hashim Thaçi me gjithë krye hetuesit e Policisë dhe Prokurorisë e gjyqtarët si dhe shefat e AKI-së që i ka zgjedh Adem Grabovci me Ilmi Reqicën, e që këta të gjithë i kontrollon vet Thaçi dhe Veseli me klanin e tij PRONTO do të mbetet enigmë. Megjithatë, ndoshta edhe sqarohet por do të shkoj shumë larg...”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat