Eksperti i sigurisë: Pas ekspertizës zvicerane për Astrit Deharin duhet hetim edhe për rastin e Dino Hasanajt

Politika

Eksperti i sigurisë: Pas ekspertizës zvicerane për Astrit Deharin duhet hetim edhe për rastin e Dino Hasanajt

Nga: D. B Më: 30 tetor 2019 Në ora: 14:00
Dino Hasanaj dhe Astrit Deharaj

Se sa është i nevojshëm Vettingu në institucionet e drejtësisë sidomos tash pas rastit të Deharit, i cili është rikthyer në hetim, profesori i shkencave të sigurisë Avni Islami ka thënë për “Bota sot” se nuk ka dilemë se në secilin institucion i cili është në tranzicion nga komunizmi në pluralizëm do të duhej që figura të ndryshme të cilat kanë qenë më parë të shoshiten apo të bëhet një Vetting.

“E di se një pjesë e konsiderueshme e opinionit nuk kanë njohuri mbi Vettingun, se çka është Vettingu. Pra Vetingu është një procedurë e cila ndermirët ndaj personave zyrtarë qoftë politik e qoftë edhe në drejtësi pa dallim nëpër funksione shtetërore se sa është pastërtia e tyre, a janë të inkriminuar qoftë si informatorë, apo si bashkëpunëtorë i ndonjë shërbimi të huaj kësisoj të vërtetohet se sa është një njeri i besueshëm i cili punon për interesin kombëtarë të vendit të vetë”, ka thënë profesor Avni Islami.

Sipas tij, Vettingu nuk duhet vetëm në drejtësi, por edhe në funksionet tjera më të larta shtetërore, pa dallim nga cili subjekt politik vjen, nga cila pozitë funksionale vjen, të gjithë do të duhej të kalonin nëpër Vetting që të verifikohen se a janë duke punuar për interesin nacional.

Image
Avni Islami

“Në shumicën e dosjeve të secilit individ ku mund të ketë edhe figura të larta politike, janë në serbi, kësisoj, mundësia për të manipuluar me Vettingun janë të mëdha, pasi që nëse për iks personin kërkohet dosje, ata mund të manipulojnë kësisoj t’i servohet një figure diçka të cilën nuk e ka apo nuk e ka bërë. Institucionet e vendit duhet të gjejnë mënyra apo metoda të cilat do ta bënin një Vetting të mirëfilltë e të drejtë. Çfarë indikacione na jep ky rast, për raste të tjera të cilat janë mbyllur si vetëvrasje, e në realitet mund të kenë qenë vrasje? Fakti që përfundimi i ekspertizës zvicerane, largimin nga jeta të Astrit Deharit e konsideron si jo-vetëvrasje, unë, por edhe shumë kolegë të mi, prokurorë e polic jam i sigurtë se mendojnë se tek Astrit Dehari kemi pasur të bëjmë me vrasje. Duhet të kryhen edhe njëherë hetimet dhe të vijmë në një përfundim të sigurt, pastaj e kemi edhe rastin e Dino Hasanajt sikur edhe raste të tjera të cilat do të duhej të hetoheshin, por të gjitha këto do të fillonin tek kur drejtësia të fillonte të funksiononte ashtu siç duhet dhe drejtësia të mos jetë në shërbim të politikës ditore por të profesionalizmit”, ka thënë profesori i shkencave të sigurisë Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat