Koci: Nuk ka qetësi pa u zbardh vrasjet e pas luftës

Politika

Koci: Nuk ka qetësi pa u zbardh vrasjet e pas luftës

Nga: V.R. Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 12:35
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, në një prononcim për “Bota sot”, shkurtimisht ka thënë se nuk do të ketë qetësi deri sa nuk zbardhen të gjitha rastet e vrasjeve politike, që nga paslufta e këndej.

Ai, ka thënë se qeveria e re, do të duhej që ta ndihmoj dhe t’i liroj rrugë institucioneve të drejtësisë të kryejnë punën e vet.

“Nuk do të ketë qetësi deri sa nuk zbardhen vrasjet e të gjitha llojeve, e sidomos ato politike. Qeveria e re, do të duhet që t’i ndihmoj dhe t’i liroj rrugë institucioneve të drejtësisë ta kryejnë punën e vet.”, tha ai.

Ndryshe, deri më sot, nuk ka ndodh asnjë zbulim i asnjë prej vrasjeve apo tentimvrasjeve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat