Shkëmbimi i territoreve, Krasniqi:  Kurti nuk është si Thaçi që të luajë bixhoz me Kosovën

Politika

Shkëmbimi i territoreve, Krasniqi:  Kurti nuk është si Thaçi që të luajë bixhoz me Kosovën

Nga: G.B Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 15:15
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur sërish për idenë e shkëmbimit të territoreve, ku ka përmendur përsëri përveç presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, edhe ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

“Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, qoftë Vlora, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë. Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo [Çitaku], Thaçi, Rama, Vuçiq”, tha Haradinaj.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se meritat për ‘vdekjen’ e idesë për shkëmbim territoresh i ka Angela Merkel.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk është diçka sekrete për idenë e ndarjes së Kosovës nga treshja Thaçi-Vuçiq-Rama. Kjo ide ka qarkulluar për disa vite me radhë. Nëse dikush ka merita për "vdekjen" e kësaj ideje, atëherë meritat kryesore i ka Gjermania, respektivisht kancelarja Angela Merkel”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqi, tani me qeveri të re, me Kurtin kryeministër, s’ka rrezik për ndarje të Kosovës, pasi Kurti nuk është si Thaçi që të luajë bixhoz.

“Tash do të kemi Qeveri të re, me kryeministër të ri si Albin Kurti. Kryeministri në ardhje Albin Kurti, nuk është njeri i kompromiseve në dëm të shtetit. Prandaj s'ka asnjë rrezik që Kosova do të ndahet për hir të interesave të caktuara, sepse Albin Kurti nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Albin Kurti nuk është Hashim Thaçi që me Kosovën të luajë bixhoz”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat