Këto janë sfidat me të cilat do të përballet Qeveria e re

Politika

Këto janë sfidat me të cilat do të përballet Qeveria e re

Nga: A.M Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 16:06
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Njohës i Integrimeve Evropiane, Sami Blakaj në një prononcim për "Bota sot", ka numëruar sfidat me të cilat do të përballet Qeveria e re.

“Një ndër sfidat kryesore për Qeverinë e re, padyshim se do të jetë lufta e pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si fenomene kërcënuese që kanë pasoja serioze në zhvillimin e shoqërisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, mirëqenies sociale dhe ekonomike”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se lufta kundër kriminalitetit me urgjencë duhet përmbushur jo vetëm përballë BE-së në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, por edhe përballë misionit tonë të shtetformimit.

“Megjithatë lufta kundër kriminalitetit nuk duhet të jetë vetëm prioritet i qeverisë në ardhje, por edhe i gjithë sistemit të drejtësisë, obligim ky që me urgjencë duhet përmbushur jo vetëm përballë BE-së në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, por edhe përballë misionit tonë të shtetformimit”, ka shtuar ai.

Në fund, ai ka theksuar nëse nuk përmbushën këtë prioritete nga Qeveria e Kosovës, liberalizimi i vizave do të mbetët vetëm ëndërr.

“Pa një punë të mirëfilltë në funskion të sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova edhe me tutje do të mbetët e izoluar dhe se kosovarët liberalizimin e vizave vetëm mund ta ëndërrojnë, por jo edhe t'a përjetojnë" ka përfunduar Blakaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat