Ky është rasti historik për Qeverinë e re

Politika

Ky është rasti historik për Qeverinë e re

Nga: D.B Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 21:26
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kësaj radhe qytetarët votuan shumë më ndryshe, sepse nuk i votuan më ata që i mashtruan dhe votuesit u përcaktuan për Lëvizjen VV, dhe gjatë gjithë kohës kërkesat e këtij subjekti politikë u përputhën më kërkesat e popullit.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se LVV ishte e saktë në perceptimet e deritashme politike.

“E them këtë sepse, ata treguan se kanë guximin qytetarë të ballafaqohen më krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe më të gjitha dukuritë tjera devijonte në shoqëri. Treguan zotësinë e tyre edhe për temat shumë të ndjeshme politike, Demarkacionin dhe “Zajednicën”. I kundërshtuan ashpër pa zgjedhur shumë metoda dhe forma në kuvend dhe jashtë dyerve te kuvendit, dhe bën mirë, së që të dyja këto tema ishin të interesit dominant nacional. Si subjekti numër një opozitar asnjëherë se kanë pasur pushtetin deri më tash, dhe të rinjtë në bisedë më ta mendojnë së VV është partia e cila e ka merituar për te qeverisur më vendin. Madje shumë prej tyre që kanë rastisur të jenë në partitë tjera politike janë bërë ” pishman” që nuk e kanë votuar VV”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas tij, as individi si individ nuk është i njëjtë, varësisht prej situatave njeriu është herë i mirë herë më pak i mirë.

“Akterët e derisotëm politikë bënë veprime të pa përgjegjshme për shtet dhe mirëqene të përgjithshme. I kthyen debatet politike në propagandë . Futën shumë medie elektronike dhe të shkruara nën kontroll. Ndikuan që proceset demokratike të vendnumërojnë. Na kthyen më shumë në autoritatizëm. Pamë stagnacion të proceseve ekonomike zhvillimore në të gjitha fushat e jetës. Keqpërdorime e hajni sa të duash. LVV me Albin Kurtin e përgatitur intelektualisht dhe politikisht me këtë fitore e stopuan kalvarinë e këtyre të këqijave të deritashme. Sigurisht së ngadalë qeveria e re do të shembë korrupsionin që ka përfshirë çdo pore të jetës”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai konsideron se Kosovës dhe qytetarëve të saj i nevojitet një qasje krejt ndryshe karshi problemeve të grumbulluar me vite.

“Sigurisht së do ti dilet përpara rrënimit të ardhmes së brezave të rijnë , të cilët jo pak kanë marrë botën në sy. Mjaftë më qytetarët rrenat i kanë gëlltitur si të vërteta. Kjo qeveri e ka rastin histori të çmontimit të te gjitha dukurive negative. Kur të gjitha këto të këqija ndodhin brenda një shteti, demokracia pushon së funksionuar. Qytetarët më të drejtë presin që punët të kthehen për së mbari. Në pyetje është jeta politike, jeta ekonomike dhe kulturore e vendit, të cilat janë cenuar dhe rrezikuar seriozisht, e pa të cilat nuk funksionon e sotmja dhe as e nesërmja e shoqërisë”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat