Akuza nga LDK ndaj Hardinajt: Qeverisë Mustafa iu premtuan vizat, ti je fajtor pse ende nuk i kemi

Politika

Akuza nga LDK ndaj Hardinajt: Qeverisë Mustafa iu premtuan vizat, ti je fajtor pse ende nuk i kemi

Nga: G.B Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 14:55
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Çështja e liberalizimit të vizave vazhdon të jetë ndër temat më aktuale dhe më të rëndësishme për Kosovën.

Derisa prej vitesh janë dhënë deklarata në lidhje me afatet kohore për marrjen e liberalizimit për qytetarët e Kosovën, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

E nga BE vazhdimisht përsëritet luftimi i krimit dhe korrupsionit si kusht që duhet plotësuar.

Por, kryeministri në detyrë beson se liberalizimi i vizave do të ndodhë së shpejti, madje ka përmendur muajin dhjetor të këtij viti që qytetarët e Kosovës të marrin lajmin e mirë për vizat.

Lidhur me këtë, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Haradinaj është bërë i mërzitshëm me deklarata të tilla, pasi kjo nuk varet nga Qeveria Haradinaj.

Image
Bajram Gecaj

“Kryeministri në detyrë është bërë i mërzitshëm me këto deklarime, pa asnjë bazë reale. Liberalizimi mund të ndodhë nesër, pas një viti apo edhe pas dy vitesh, por kjo nuk ka lidhje dhe nuk varet fare nga qeveria Haradinaj. Këto deklarime duket se janë në stilin “hajt se mos po ja qëlloj””, është shprehur ai.

Madje, Gecaj e fajëson Haradinajn për mosliberalizimin e vizave deri tani, derisa thotë se liberalizimi i ishte premtuar kryeministrit Mustafa në vitin 2016.

“Fajtori kryesor pse kosovarët nuk kanë viza është mu zoti Haradinaj dhe aleatët e tij të dikurshëm, përndryshe Kryeministrit Mustafa ju kishin premtuar vizat që në vitin 2016, me kusht të kalimit të marrëveshjes së demarkacionit. Në fund, marrëveshjen e aprovuam por mbetëm edhe pa viza, pasi që kundërshtimi ishte i natyrës politike, pra, për të marrë pushtetin”, ka deklaruar Bajram Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat