Me cilat ministri do të udhëheqë LDK? Anëtari Kryesisë e zbulon qëllimin kryesor

Politika

Me cilat ministri do të udhëheqë LDK? Anëtari Kryesisë e zbulon qëllimin kryesor

Nga: N.H Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 22:26
Kryesia e LDK-së

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka folur për herë të parë lidhur me pretendimet e partisë së tij, në rast të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Qunit, partia e tij ka potencial intelektual e profesional të udhëheqë me secilin sektor.

“Kjo varet krejtësisht nga bisedat që do të bëhen në nivel politik mes dy subjekteve. Lidhja Demokratike e Kosovës ka potencial intelektual e profesional për secilin sektor. Këtë e dinë edhe partnerët tanë të ardhshëm.

Tutje, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, ka theksuar se kryesore për partinë e tyre është që arrihet pajtueshmëri fer e korrekte politike mes tyre, si dhe bashkëpunimi të ngritët mbi bazën e mirëbesimit.

Image
Anton Quni

“Çështja është vetëm të arrihet pajtueshmëri fer e korrekte politike mes nesh, dhe bashkëpunimi të ngritët mbi bazën e mirëbesimit dhe funksionimit sa më të mirë të kabinetit të ardhshëm, që t’u shërbejmë sa më mirë qytetarëve të vendit”, ka thënë mes tjerash anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Quni, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka lëshuar edhe një deklaratë me të cilën duket se ia bën me dije Lëvizjes Vetëvendosje se asnjë parti nuk mund ta formojë qeverinë e vetme.

Këtë deklaratë, Haziri e ka dhënë në profilin e tij në Facebook.

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër”, ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit emri i kryeministrit kalon nëpër zyrë të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat