Kërkohet burgim për ministrin “famëkeq” Pal Lekaj

Politika

Kërkohet burgim për ministrin “famëkeq” Pal Lekaj

Nga: N.Sh Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 13:50
Pal Lekaj

Profesor dr. Binak Maxharraj thotë se, nuk e është e tepërt të thuhet e të theksohet se gati në të gjitha periudhat e pasçlirimit, të gjitha Qeveritë ishin jo Qeveri e popullit, por qeveri banditësh, uzurpatoresh, hajnave, plaçkitësve të pasurisë së popullit.

Maxharraj për gazetën “Bota sot”, thotë se, edhe kjo qeveria e fundit e Ramush Haradinaj nuk është më e mirë se sa ato të mëparshme.

“Qeveria Haradinaj u kualifikuar si një qeveri hajdutesh me shumë afera dhe skandale deri të më të ndryshmet, qeveri melagomane për dajë, teze e halla, me një aparaturë shtetërore të stërë madhuar që nuk mund të mbante as buxheti i një shteti më të fortë financiarisht e lëre më Kosova e varfër. Ishte një qeveri me lajthitje të mëdha, me harxhimin e pa kontrolluar të buxhetit të cilin me largimin e saj e qiti në dërrasë duke mos lënë asgjë në fonde që janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit”, thotë Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai shton se, në këtë Qeveri u klasifikuan edhe skandale dhe afera misterioze të ndryshme, ngjashëm me ngjarjet si nëpër filmat horror të cilat ta japin përshtypjen se z. Haradinaj në këtë qeveri po e luan rolin e “Hiqkokut”.

Maxharraj thekson se, nga shumë afera dhe skandale të kësaj qeverie, shpërtheu edhe afera e fshehur misterioze e Ministrit të Haradinaj, misteriozit Pal Lekaj që kishte të bëjë më një raport me të cilin pretendohet së Kosovës do të ia shpëtonte hiq më pak së 39 milion euro.

“Të gjitha mediat e portalet i dhanë zjarr kësaj pune kur përmbajtjen e kompanisë “Hill International” ku e hidhte poshtë kërkesën e konzorciumit “Bechtel-Enka”, për pagesën prej 53 milion eurove shtesë nuk i kishte në dispozicion Komiteti Ndërministror. Kjo afër nuk është e sodit publiku dhe mediat janë ballafaquar me te edhe vite më herët për, por gjithherë misteriozi Pal Lekaj i jepte drejtim krejt tjetër kësaj afere e cila i flenë në shpirtë këtij ministri famëkeq. Pal Lekaj është i njohur me aferat dhe skandalet e tij edhe më parë sa ishte Kryetari i Komunës së Gjakovës i cili edhe sot e kësaj dite përplasur nëpër gjyqe”.

“Por kjo është një ndër aferat me skandaloze e tij e cila kishte të bënte me manipulimin, fshehjen e raporteve dhe dokumenteve për shumën e më lartë përmendur. Kujtoj së këtu diçka nuk shkon, nuk është në rregull, sepse do të ishte trimëri shumë e madhe të luash me miliona para të taksapaguesve, të manipulosh me to ndoshta edhe përfitime personale është diçka e tmerrshme, është diçka skandaloze që për këtë mashtrim dhe fshehje të Pal Lekaj ai që moti do të duhet të ishte pas grilave”, thotë ai.

Ai mendon se hetimi për këtë skandal financiar duke e dëmtuar arkën e shtetit për miliona euro do të duhej që Pal Lekaj të arrestohet dhe të dënohet.

“Por së çfarë prokurorie kemi pasur deri më tashti kjo punë nuk i ka bë përshtypje prokurorisë e cila është e kapur nga kupola e krimit të organizuar”.

“Edhe ky akti i Pal Lekaj i përket rrjetit të krimit të organizuar, sepse heshtja dhe fshehja e raportit prek 39 miliona eurosh, kjo aq më tepër është skandaloze se Pal Lakaj i madhërishëm, i paprekshëm raportin lidhur me këtë çështje nuk ua ka dorëzua as organeve të hetuesisë. Kjo tregon se ky njeri ka bë fshehje e ndoshta edhe njëfarë ”ujdie” me kompaninë për ndarjen e këtyre milionave. Është në dorë të hetuesisë që të zbardhet ky skandal i “shekullit” në Kosovën e vogël për ti treguar këtij populli të përvuajtur se ka kanë shkuar miliona euro rrugë e ndër rrugë për fitime personale, por jo vetëm personale por edhe fitime grupore brenda grupit të Pal Lekaj. Shpresojmë se hetuesia dhe prokuroria bile tashti kur kjo afër e mori përsëri dheun të jetë në nivel të detyrës”, thotë Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat