Anëtari i LVV-së me kritika për KQZ-në pas injorimit të Gjykatës Supreme

Politika

Anëtari i LVV-së me kritika për KQZ-në pas injorimit të Gjykatës Supreme

Nga: A. J Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:00
Adnan Rrustemi

Mos certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit nga Komisioni qendror ka bërë që në drejtim të KQZ-së të ketë pakënaqësi dhe kritika të shumta.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi ka thënë se sikur mos të refuzohej kundërligjshëm zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Supreme për numërimin e votave të mërgatës, tashmë do të kishim shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Ai thotë se sjellja e papërgjegjshme e SKQZ-së dhe PZAP-së po e vonon shpalljen dhe certifikimin.

“Është e pashembullt injorimi i aktgjykimit të Gjykatës Supreme. Megjithëkëtë, posa të numërohen edhe këto 1806 pako nga mërgata, KQZ duhet ta bëjë shpalljen, ndërkohë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare fillon të rrjedhë afati prej 24 orësh për ankesa” ka thënë ai.

Sipas Rrustemit marrë parasysh trajtimin që i ka bërë QNR çdo mospërputhje të evidentuar, nuk ka bazë dhe nuk pret vonesa të certifikimit pas shpalljes.

“Eventualisht mund të kemi ndonjë ankesë të kandidatëve të ndryshëm të subjekteve politike, por për të gjitha këto duhet të ofrohen argumente dhe bazë në PZAP, por kurrsesi nuk pres që të ketë shumë ankesa, e aq më pak pres të ketë bazë për ankesa të subjekteve politike. Kësisoj pres shumë shpejt të kemi edhe certifikimin e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së”, ka thënë për “Bota sot” anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat