A do të ndodhë liberalizimi i vizave në dhjetor?

Politika

A do të ndodhë liberalizimi i vizave në dhjetor?

Nga: G.B Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 18:31
Ilustrim

Deklaratat në lidhje me afatet kohore për liberalizimin e vizave po vazhdojnë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodh në dhjetor të këtij viti.

Por, sa ka mundësi që një gjë e tillë të ndodhë?

Image
Leon Duhanaj

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo çështje i ka kaluar kufijtë dhe se Haradinaj jep deklarata të tilla në bazë të premtimeve dhe realizimin e detyrave, por që askush nuk e di se kur do të ndodhë.

“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, tanimë i ka kaluar të gjithë kufijtë e normales. Natyrisht që deklarata e Kryeministrit Haradinaj, është e bazuar në premtime dhe në realizimin e detyrave të paracaktuara. Por, se a do ndodhë liberalizimi, apo jo, kjo nuk varet nga ne dhe askush nuk mund ta thotë me vërtetësi se a do ndodhë dhe kur do ndodhë”, është shprehur ai.

Ai përmend rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, duke shtuar se BE ka një fazë të vështirë dhe nuk dihet se si do të unifikohen qëndrimet e tyre.

“Ne e pamë se si u veprua në rastin e fundit të terminit të hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe pse askush nuk e pati një fjalë apo një argument që fliste kundër, megjithatë vendimi doli negativ. Kjo tregon qartë se BE është në një fazë të vështirë dhe se nuk i dihet se si do të unifikohen qëndrimet e tyre. Franca përkatësisht Macron, kanë probleme të brendshme me rritjen e ekstremit të djathtë dhe si pasojë mundohet ta luajë një rol që nuk është i tij. BE duhet të reformohet për ndryshe nuk do shpie askund kjo qasje”, ka deklaruar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat