Të “fuqishmit” e politikës duhet t’i ndërpresin punësimet familjare

Politika

Të “fuqishmit” e politikës duhet t’i ndërpresin punësimet familjare

Nga: D.B Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 19:13
Skender Mulliqi

Korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi e kanë shembur Kosovën për 20 vite m radhë , andaj është momenti i fundit nëse dëshirojmë të bëjmë shtet ligjor dhe funksional, që të gjitha dukuritë negative dhe keqpërdorimet të luftohen më ngulm nga qeveria e re.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se këtë qeveri e presin sfida të mëdha, që më në fund të hapën perspektivat e të rinjve për të jetuar në vendlindjen e tyre dhe për të mos e marrë botën në sy.

Sipas tij, njerëzit e politikës, por edhe të biznesit, si në sektorin shtetëror ashtu edhe në atë privat punësuan familjarët, ilaket dhe militantët partiakë, shpesh duke mos e përfillur as kualifikimin përkatës për vendin e kërkuar të punës.

Image
Skender Mulliqi

“Ajo që është edhe më keq dhe shumë irrituese , ata punësuan në një ndërmarrje publike edhe nga dy e tre të familjeve të tyre .Kjo ka ndikuar që shumë të rijnë ti humbin shpresat për të ardhmen e tyre në Kosovë. Qeveria e cila pritet të formohet do të duhej pa vonuar ta qetë në rëndin e ditës, gjendjen jo të mirë ekonomike –sociale dhe pa punësinë të nivelit enorm. Punësimet të cilat po i bëjnë të “fuqishmit “ e politikës, duhet të ndërpriten njëherë e mirë. Duhet të kthehet gjendja e jo normalitet të krijuar, në gjendje të normalitetit. Vetëm nëse luftohen dukurit negative, hapën shpresat për një jetë më të mirë, hapën perspektiva të reja për gjeneratën e re. Sigurisht së nëse kjo qeveri arrin që dukurit negative t'i zbret në suaza të normalitetit, mund të llogarisim që të bëhemi edhe pjesë e Evropës së Bashkuar”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat