Skenari makaber: Si ia mori Gani Thaçi revolen Hakiut, pastaj u kidnapua dhe u ekzekutua...

Politika

Skenari makaber: Si ia mori Gani Thaçi revolen Hakiut, pastaj u kidnapua dhe u ekzekutua...

Nga: N.Sh Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 10:43
Haki Imeri, Gani dhe Hashim Thaçi

Me 2 nëntor u bën 20 vjet që nga kidnapimi dhe ekzekutimi i veprimtarit të LDK-së, Haki Imerit.

Vrasja e Imerit, e cila ishte edhe vrasja e parë politike në Kosovën e çliruar, u bë me 2 nëntor të vitit 1999.

Imeri u kidnapua me një veturë të zezë në fshatin Burojë për t’u ekzekutuar të nesërmen në fshatin Aqarevë.

Familja e Haki Imerit, po akuzon direkt Hashim Thaçin dhe vëllain e tij, Hakiu për vrasjen e familjarit të tyre.

Ata thotë se mos ndriçimi i këtij rasti tregon qartë se kush fshihet pas kësaj vrasje.

Familjarët e Hakiut, për gazetën “Bota sot” thonë se vetëm te Gjykata Speciale i kanë shpresat për zbardhjen e kësaj vrasje.

Familja përsëri flet për Thaçin, dhe vizitën që iu bëri kësaj familje rreth tre vite më parë në shtëpinë e tyre në Vonjikë.

“Vizita e tij nuk na befasoj, por guximi i tij për të manipuluar dhe për të hedhë dëshmi të rrejshme është një vendimmarrje shtesë kriminale e cila nuk e nxjerr nga pafajësia por e fut edhe me thellë në skenarin e krimit të 2 nëntorit të vitit 1999”, thonë familja.

Haki Imeri ishte edhe mësuesi dhe kujdestari i klasës së Hashim Thaçit, por ndryshe nga Thaçi, Hakiu ishte veprimtarë i çështjes kombëtare dhe ish-kryetar i LDK-së në bashkësinë e Turiçevcit dhe anëtar i Kryesisë së degës së kësaj partie në Skenderaj.

“Kah mesi i muajit tetor të vitit 1999, Gani Thaçi i dërgon ca ushtar te ne, dhe ia kërkojnë Hakiut pistoletën e vila ishte pronë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim që kur ta kidnapojnë mos të ketë asgjë me vete që të mbrohet”, thonë familja e Hakiut për gazetën “Bota sot”.

“Ata ushtarët kanë ardhur dhe kanë thënë se na ka dërguar komandant Gani Thaçi që të marrim pistoletën e Hakiut. Hakiu u befasua por ua dha sepse nuk e dinte qëllimin e këtij skenari makaber. Qëllimi ishte që të zihet i paarmatosur kur të kidnapohet dhe të mos ketë mjet që të mbrohet. Dhe me datën 1 nëntor ashtu edhe ndodhi, ai u kidnapua, kurse ata që vrisnin në Drenicë të gjithë ishin komandantë nga Drenica. Pra stafi organizativ i kësaj vrasje si Hashim Thaçi kryeministër, Rexhep Selimi ishte Ministër i Rendit, Sylejman Selimi shef i TMK-së për Kosovë, Sami Lushtaku shef i TMK-së për Skenderaj, pra të gjithë nga Drenica dhe të gjithë ishin nën komandën e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Vrasja ka ndodhur kur të gjithë këta e kanë pas pushtetin dhe dyshimet tona janë se të gjithë janë pjesë e këtij skenari, dikush më shumë e dikush më pak, por këtë le të sqaron Gjykata Speciale”, përfundon reagimin e tyre, familja e Haki Imerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat