Vjen një lajm jo i mirë për Valdete Dakën, kërkohen të merren masa ligjore kundër saj

Politika

Vjen një lajm jo i mirë për Valdete Dakën, kërkohen të merren masa ligjore kundër saj

Nga: A.J Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:20
Valdete Daka

Mos certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit ka bërë që të kemi kritika të ashpra ndaj Komisionit Qendror të zgjedhjeve (KQZ).

Publicisti Rexhep Elezaj  ka thënë për “Bota sot” se numërimi i stërzgjatur i votave, pastaj rinumërimi i mbi 850 vendvotimeve, refuzimi dhe mos numërimi me kohë i mbi 4600 votave nga diaspora që PZAP i kishte shpallur të paligjshme për shkak të arritjes së tyre me vonesë pas datës 5 tetor, si dhe zhagitja afër një muaj e dhënies së rezultateve preliminare nga ana e KQZ-së, nuk ka dyshim se është turpi i atyre të cilët udhëheqin me këtë institucion shtetëror.

“Kjo vonesë (e qëllimshme) është papërgjegjësi morale, politike dhe profesionale për të cilën vonesë udhëheqësit e saj do duhej të jepnin edhe përgjegjësi ligjore para organeve të drejtësisë! Sepse, me sjellje të këtilla duke luajtur me ndjenjat e mbi 850 mijë votuesve, të cilët e kanë dhënë në mënyrë të qetë dhe të kulturuar verdiktin e tyre me 6 tetor, meqë duan të kenë sa më shpejt institucione kredibile shtetërore, gjegjësisht të luhet me kaq fodullëk me votën e sovranit, është më shumë se skandal politik-juridik, është e paskrupullt me shtetin, është lëndim i rënd i funksionimit normal të institucioneve shtetërore, e që askund në botë nuk mund t’i gjendet një shembull kaq i keq”, ka thënë Elezaj.

Image
Rexhep Elezaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat