Presidenti i ardhshëm duhet te sjell frikë te Thaçi

Politika

Presidenti i ardhshëm duhet te sjell frikë te Thaçi

Nga: D. B Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 13:09
Hashim Thaçi

Se a duhet që pozita e Presidentit të jetë në tavolinën e bisedimeve të LDK-së dhe VV-së, dhe se a do të jetë pikërisht pozita e Presidentit problem i koalicionet qeverisës mes dyshes LDK-së dhe VV-së, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se posti i presidentit duhet të jetë në kuadër të bisedimeve.

Sipas tij, kjo do të ndikonte që të arrihet më lehtë koalicioni dhe si i tillë të mund të jetësohet.

“Presidenti i ardhshëm do duhej të jetë njeri kredibil dhe ky njeri duhet doemos të jetë nga LDK-ja çka edhe do i fuste frikën Thaçit, që të filloi të bëj numërimin mbrapsht. Dhe jam i bindur që presidenti të jetë produkt i kësaj marrëveshje që do i kthente vendit dinjitetin dhe qeverisjen e mbarë”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat