Pse Franca po e bllokon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës?

Politika

Pse Franca po e bllokon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës?

Nga: G.B Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 17:22
Ilustrim

Raportuesja e re për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Carmon-Taubadel ka thënë se Franca po e bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa ka thënë se kushtet janë plotësuar që nga viti i kaluar.

Po ashtu, Franca bllokoi dhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

Por, pse Franca po bllokon shtetet shqiptare?

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Franca me këtë qëndrim e pohoi për ata që e kanë harruar, se është fuqi e madhe politike e diplomatike në Evropë e në botë.

Image
Rexhep Shahu

“Besoj se Franca me qëndrimin e presidentit të saj për bllokimin e Shqipërisë dhe mos liberalizimin e vizave për Kosovën pohoi për ata që e kanë harruar se ajo është një fuqi e madhe politike e diplomatike në Evropë e në botë. Nuk besoj se Franca ka mëri ndaj shqiptarëve e dashuri të posaçme për serbët për shkak se në histori shumë franceze janë dhëndur të Serbisë, pasi e mendoj sot botën më pragmatike”, është shprehur ai.

Sa i përket Shqipërisë, ai thotë se Franca e bllokoi atë që të mos zbukurohej me grada suksesesh duke u pranuar Shqipëria në Evropë, duke ia ngrirë buzëqeshjen Edi Ramës.

“Besoj se Franca bëri politikë e diplomaci të fortë me Shqipërinë, e bllokoi klasën aktuale politike qeverisëse të Shqipërisë që të mos zbukurohej me grada suksesesh duke u pranuar Shqipëria në Evropë. Franca ia ngriu buzëqeshjen në buze Edi Ramës dhe e nxori lakuriq qeverinë e tij të drogës e mashtrimit. Franca nuk bëri gjë tjetër veçse i përforcoi me rreptë 9 kushtet gjermane ndaj Shqipërisë që ka rrëshqitë në diktaturë”, ka vlerësuar Shahu.

E për të njëjtën arsye Franca po e bllokon edhe Kosovën thotë Shahu, që të mos gradohet klasa politike aktuale, derisa shton se shqiptarët nuk do të bënin asnjë dëm për Evropën e as Francën.

“Kosova besoj u ndëshkua për të njëjtën arsye që të mos gradohej politika aktuale, klasa aktuale politike. Franca gjithashtu i tha botës shqiptare se edhe ajo është faktor veç Amerikës e Gjermanisë. Megjithatë shqiptarëve nuk u duhet treguar gjoksi i të fortit si digë e pakalueshme, pasi shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë nuk e prishin dot Evropën edhe të duan dhe aq më pak nuk e prishin dot Francën që ka brenda saj më shumë njerëz nga kolonitë e veta se sa janë gjithë shqiptarët bashkë gjithsej”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat