Paralajmërojnë ekspertët e sigurisë: Armatosja e rëndë e Serbisë, kërcënim i frikshëm për Kosovën - Bota Sot
Paralajmërojnë ekspertët e sigurisë: Armatosja e rëndë e Serbisë, kërcënim i frikshëm për Kosovën

Politika

Paralajmërojnë ekspertët e sigurisë: Armatosja e rëndë e Serbisë, kërcënim i frikshëm për Kosovën

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 6 nëntor 2019 Në ora: 19:17
Foto ilustrim "Bota sot"

“Nga ky zhvillim SHBA-ja përmes Mattew Palmer ka dhënë mesazhin e qartë që nëse nuk zmbrapset Serbia nga politika e saj agresive e mbrojtjes dhe të sigurisë pritet që ndaj saj të ketë sanksione dhe embargo ekonomik përmes Këshillit të Sigurisë, pranë OKB-së”, ka thënë Drizan Shala.

Sistemi i sofistikuar raketor e njohur si “Bisha S-400”, nga Rusia zbarkoi në Serbi këtyre ditëve. Armatimi i rëndë u soll për ushtrimin “mbrojtja sllave”, që u mbajt në fund të tetorit për derisa menjëherë nikoqirët ushtarak e politik thanë se janë të interesuar që të blejnë për ushtrinë e tyre.

Kjo armatosje nga ana e Serbisë, po konsiderohet si një kërcenim i madh për Kosovën. Ndërsa, për sistemet raketore ruse, Serbia edhe mund të sanksionohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njohësit e kësaj fushë, për gazetën “Bota sot”, kanë thënë se përveç Serbisë, edhe Greqia ka shprehur interesimin që të pajiset më një sistem të tillë raketor, dhe kjo sipas tyre po e shndërron Ballkanin në një “Bermude” e cila mund ta cenojë jo vetëm sigurinë e Kosovës, por edhe me tej.

Shala: Trekëndëshi i “Bermudës” së Ballkanit

Drizan Shala ekspert i sigurisë në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur fillimisht për sistemin që së fundi zbarkoi në Serbi.

Ai thotë se sistemi S-400 për herë të parë është përdorur jashtë territorit rusë, në stërvitjen ushtarake ruso-serbe e quajtur “Mburoja Sllave 2019”.

Shala shton se kjo stërvitje ka përfshirë dy faza, ku faza e parë është mbajtur në shtator në rajonin rus Astrakhan, ndërsa faza e dytë ka filluar në Serbi më 23 tetor me vendosjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake, që ka përfunduar më 29 tetor.

Image
Drizan Shala

“Qëllimi i stërvitjes, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, është që “të ushtrojnë detyrat për zbulimin, shoqërimin, klasifikimin dhe shkatërrimin e të gjitha llojeve të objektivave ajrore të një armiku të simuluar”. Ky sistem është i vendosur në bazën ajrore të Batajnicës më të cilën është ngarkuar batalioni i artilerisë së mbrojtjes ajrore 177 të forcave ajrore nëse e bëjmë një llogaritje matematikore në mese Batajnicës dhe Prishtinës kemi një distancë 361 km rrugë ose 256.52 km vijë ajrore apo 0.48 minuta distancë në mes këto dy qyteteve me avion komercial”, ka deklaruar eksperti Shala.

Shala ka treguar me tej se edhe Greqia ka shprehur interesimin që të pajiset më një sistem të tillë, dhe kjo sipas tij po e shndërron Ballkanin në një “Bermude” e cila mund të cenojë jo vetëm sigurinë e Kosovës, por edhe me tej.

Gjersa eksperti i njohur ka shpjeguar në detaje edhe për mënyrën e funksionimit të këtij sistemi, e quajtur si S-400.

“Nëse llogarisim karakteristikat e sistemit S-400 mund të themi që rrezja e veprimit është 600km dhe ka një shpejtësi maksimale prej 17.000 km/h apo 4.8 km për sekondë, dhe nëse e marrim distancën në mes Batajnicës dhe Prishtinës sistemi S-400 mund të kalojë brenda 1 minute 288 km që i bije 32 km më shumë se distance në mese këto dy qyteteve. Duke u bazuar në një fakt që edhe Turqia ka të instaluar tani me sistemin të njëjtë S-400 e cila duke mos i përfill fare kërkesat e NATO si anëtare e saj që është kjo po dëshmon që Serbia dhe Turqia mund të mbulojnë hapësirën ajrore njëra-tjetrës nëse marrim përbazë distancën e cila është 811 km nga Beogradi në Stamboll. Pra, nëse e vendosim edhe faktin që Greqia ka shprehur interesin e saj që të pajiset më një sistem të tillë kjo po e shndërron Ballkanin në një Bermude e cila mund të cenojë jo vetëm sigurinë e Kosovës, por mund të cenojë edhe paqen në këtë hapësirë”, ka thënë eksperti i sigurisë.

Shala për gazetën “Bota sot”, ka treguar gjithashtu mënyrën se si duhet të reagojnë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi , Maqedonia, Kroacia dhe Hungaria në fortifikimin që janë duke e bërë Serbia, Turqia dhe Greqia.

“Nga ky zhvillim SHBA-ja përmes Mattew Palmer ka dhënë mesazhin e qartë që nëse nuk zmbrapset Serbia nga politika e saj agresive e mbrojtjes dhe të sigurisë pritet që ndaj saj të ketë sanksione dhe embargo ekonomik përmes Këshillit të Sigurisë, pranë OKB-së. Lind pyetja si duhet të reagojë Kosova dhe vendet siç janë Shqipëria, Mali i Zi , Maqedonia, Kroacia, Hungaria në raport më këtë fortifikim që janë duke bërë Serbia, Turqia dhe Greqia. Shtetet anëtare të NATO-se duhet që përmes Këshillit Veri Atlantik të kërkojnë që në rajonin e Ballkanit të vendoset sistemi anti-raketor MIM-104 Patriot Amerikan e cila ka një historik të gjatë të përdorimit për të mbrojtur nga ndonjë sulm eventual të sistemit S-400. Duke e mbuluar hapësirën ajrore Bullgari-Maqedoni Veriore në njërën anë, dhe hapësirën tjetër Shqipëri-Mali i Zi dhe Kroaci-Hungari. Kosova me ketë rast mund të përfitojë një mbulueshmëri të mirë të ndonjë përdorimi të mundshëm nga ana e Serbisë në drejtim të Kosovës”, ka thënë në fund Shala.

Tërnava: Ky është qëllimi i Serbisë

Eksperti tjetër, Hajrullah Tërnava, ka thënë se me këto politika ditore Serbia më së shumti po i shkakton vetes dëme, e sidomos duke e pas parasysh situatën ekonomike të këtij shteti që nuk është për lakmi.

Sipas Tërnavës, krejt kjo po bëhet për hir të politikave ditore ndaj popullatës së saj, të cilën po e mjegullon me iluzione.

Image
Hajrullah Tërnava

“Serbia me aktivitetet e saj që i bënë në shumë aspekte, por me specifikja është furnizimi me armatim, si në këtë rast me sistemin raketor rus, shteti serb e bënë këtë blerje të këtij arsenali të armatimit, për hir të politikave ditore ndaj popullatës së saj, të cilën e mjegullon me iluzionet e saja, se me këtë “do ta kthejë Kosovën nën sovranitetin e saj”. Prandaj, me këto politika ditore ajo më së shumti i shkakton vetes dëme, e sidomos duke e pas parasysh situatën ekonomike të këtij shteti që nuk është për lakmi, dhe koston e këtij armatimi, prandaj jo rastësisht të rinjtë e këtij shteti më të madhe po e lëshojnë vendin e tyre dhe po migrojnë për një jetë më të mirë në perëndim që për zbrazjen e shumë fshatrave të Serbisë e pranon edhe vet Serbia. Çfarë politika llogariten blerjet e këtij lloji të armatimit me këtë kosto të lartë financiar, dhe çfarë është destinimi i këtij armatimi bëhet pyetja. A e ka të qartë Serbia se sovranitetin e Kosovës e garanton Amerika me rezolutën në fuçi 1244 nga OKB dhe me NATO-n dhe KFOR-in”, është shprehur Tërnava.

Tutje, ai i ka kujtuar krerëve të shtetit të Serbisë se rezoluta 1244 ende është në fuçi në Kosovës, dhe se për këtë mund të vijnë sanksione të reja ndaj këtij shtetit.

“Të freskëta i ka Serbia bombardimet e vitit 1999 që si fajtore për luftën, ju dashtë të nënshkruaj kapitullimin e Kosovës, me marrëveshjen e Kumanovës, dhe t’i tërheq forcat e saja nga territori i Kosovës. Rezoluta 1244 ende është në fuçi dhe nga këtu del llogaria se Serbia rreptë mundtë të ndëshkohet nga SHBA-të”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se Kosova duhet të jetë vigjilente dhe e gatshme ndaj çdo rreziku eventual.

“Kosova duhet të jetë vigjilente dhe e gatshme që të vetëmbrohet në raste të kërcënimit që i kanoset nga Serbia, me që tani e ka ushtrinë dhe policinë e saj, por mos të harrojmë sikur e shpjegova më lartë, se sigurinë e Kosovës e garanton KFOR-i dhe NATO-ja, dhe një sulm i Serbisë ndaj Kosovës do e binte në pyetje ekzistimin e Serbisë në të ardhmen. Këtë më së miri e din vet Serbia, prandaj, megjithatë ky armatim Serbisë i shërben si konsum politik ditorë të njerëzve në pushtet, ndaj popullatës, e cila është e shumë e lodhur nga kjo situatë e luftërave të dy dekadave të fundit”, ka shtuar Tërnava.

Kajtazi: Ky kundërajror lë shumë për të dëshiruar

Ndërsa, për dallim nga Shala dhe Tërnava, njohësi tjetër i fushës së sigurisë, Fadil Kajtazi konsideron se ky kundërajror i Serbisë në aspektet tekniko-taktike lë shumë për të dëshiruar.

Image
Fadil Kajtazi

“Ky armatim nga strukturat propagandistike serbe po prezantohet si fjala e fundit e teknologjisë ushtarake më të cilin Serbia ka siguruar ardhmërinë e vet për kohë të gjatë. Në fakt, shikuar në aspektin e përformancave tekniko-taktike ky armatim, sidomos ky kundërajror lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Kajtazi.

Ai është i mendimit se i gjithë ky armatim, në hapësirën ballkanike të Serbisë nuk paraqet gjë tjetër përpos grumbuj hekurishtesh.

“Ndonëse kjo armatosje e Serbisë krijon efekte psikologjike, i gjithë ky armatim, në hapësirën ballkanike të Serbisë të rrethuar nga NATO, nuk paraqet gjë tjetër përpos grumbuj hekurishtesh që mirëmbajtja i kushton buxhetit të Serbisë. Në raport me Kosovën ky armatim ka të njëjtën vlerë, kuptohet, me kushtin që politika e Kosova të ruaj kursin e formulës magjike Rugoviane. “Kosova e integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të””, ka deklaruar Kajtazi.

Mes tjerash, Kajtazi potencon se vendi ka nevojë për një klasë politike të djeshme dhe të përkushtuar për zhvillimin ekonomik të vendit, luftë kundër krimit si dhe korrupsionit dhe orientim politik perëndimorë.

“Ndjekja e këtij kursi do klasë politike të djeshme dhe të përkushtuar për zhvillimin ekonomik të vendit, luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe orientim politik perëndimorë. Në të kundërtën, edhe sikur të armatosemi me armatimin që NATO ka në gjithë Evropën, nuk do të bënte punë në një luftë eventuale”, është shprehur njohësi i fushës së sigurisë, Fadil Kajtazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat