UÇK-në e mbron gjaku i dëshmorëve, jo përfituesit e saj! Gjykata Speciale i zbardhon njollat e zeza!

Politika

UÇK-në e mbron gjaku i dëshmorëve, jo përfituesit e saj! Gjykata Speciale i zbardhon njollat e zeza!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 8 nëntor 2019 Në ora: 14:08
UÇK

Formimi i Gjykatës Speciale ka filluar tmerrin ndaj shumë kujt në Kosovë.

Gjykata Speciale është shumë e qartë se nuk merret me krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është shumë e vërtetë.

Gjykata Speciale nuk ka ftuar asnjë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pse ka vrarë polic e ushtarë serbë gjatë luftës së fundit të Kosovës.

Kjo Gjykatë, nuk po dërgon ftesa as për ata ushtarë të cilit ishin shkuar në Shqipëri të armatosen dhe të kthehen në Kosovë që të çmontojnë ushtrinë jugosllave.

Kjo gjykatë nuk po thërret askënd pse ishte ushtarë apo komandantë, kjo Gjykatë do të merret ekskluzivisht me krimet individuale, andaj se di pse duhet të çartën disa personalitete në Kosovë, kinse po e mbrojnë UÇK-në, e në anën tjetër nuk bëjnë zë për vrasjet shqiptare që ndodhën në kohën e luftës dhe në kohën e çlirimit.

Kjo Gjykatë, e votuar me vetëdije në Kuvendin e Kosovës, me presionin e madh të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, është fatkeqësi tash të kritikohet nga po të njëjtit, të cilët i dhanë aq zor derisa u formua saqë ishin në gjendje të kallin Kosovën, sikurse qysh ishin në gjendje të bëjnë çmendurinë kur filluan iniciativën për shfuqizimin e saj.

Se çmenduria nuk ka fund, është edhe mendimi i shumë njerëzve, politikanëve që vet e votuan këtë gjykatë, analistëve politik dhe disa prej shoqërisë civile, të cilët thonë se Gjykata Speciale është kundër UÇK-së. Jo, jo, kjo Gjykatë është kundër atyre që kanë bë krime individuale, vepra të ulëta deri më 31. 12. të vitit 2000.

Populli im i dashur, të nderuar lexues, asnjë shqiptarë nuk mund ta përlyej luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ishte gjëja më e mirë e popullit shqiptar në shekullin e fundit. Andaj kritikat se Specialja e lufton UÇK-në janë të pabaza dhe të pavërteta, kur dihet mirë se sa e sa krimi është bë në luftë dhe pas saj.

Askush nuk dëshiron të përlyhet lufta e UÇK-së, por pastrimi i luftës prej atyre që në emër të saj kanë kryer krime dhe kushdo qofshin ata duhet dhënë përgjegjësi.

Andaj, thirrjet se kinse po shkojnë me mbrojt luftën e Ushtrisë Çlirimtare në Gjykatën Speciale janë shumë dokrra. UÇK-në e mbrojti gjaku i dëshmorëve dhe i tërë atyre që ranë për lirinë që sot e gëzojmë, jo përfituesit e saj.

Popull i nderuar, luftën nuk mundet të gjykon asnjë Gjykatë, sepse ishte e drejtë dhe hyjnore! Por krimet kundër të pambrojturve, civilëve dhe vrasjet tinëzare për të përfituar prej tyre.

Shumë vrasje kanë ndodhur, shumë nëna kanë qajtë, shumë familje janë tmerruar, shumë fëmijë kanë mbetur pa prindër, përshkak se dikujt kjo i konvenoj për t’u ngjitë lartë në maje të “kështjellës”.

Po harrojmë se në Kosovë kemi disa raste që janë gjykuar e dënuar pikërisht për kohën e luftës dhe për krimet e kryera.

Po harrojmë se në Kosovë janë ekzekutuar njerëzit dhe familjet e tyre kanë të drejtë të kërkojnë zbardhjen e atyre vrasjeve.

Po harrojmë se në Kosovë kemi pas Shërbime të ndryshme të cilat asnjëherë nuk e thanë një fjalë të vetme se çfarë pune kanë kryer, andaj duhet dhënë përgjegjësi dikush se si ndodhën qindra vrasje në kohën e pas luftës.

Ne nuk po akuzojmë askënd, ne po mbrojmë luftën e drejtë të UÇK-së dhe po kërkojmë dënimin e atyre që potencialisht kanë kryer krime, kushdo që të jetë ai.

Ne po harrojmë se përshkak të kapjes së sistemit të drejtësisë u krijua Gjykata Speciale, prej të cilës po kërkohet zbardhja e të gjitha rasteve në Kosovë.

Nëse nuk zbardhen të gjitha rastet e viktimave, atëherë për çfarë drejtësie po flasim në Kosovë, cila është ajo drejtësi? Si t’i besojmë kësaj drejtësie e cila e burgos këdo që dëshiron pa asnjë provë dhe fakt.

Familjet e viktimave nuk duan asgjë tjetër, përveç të vërtetës dhe ajo do të dal në dritë herët apo vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat