Shahu: Kufijtë vendosen ose me luftë, ose me bisedime

Politika

Shahu: Kufijtë vendosen ose me luftë, ose me bisedime

Nga: D. B. Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 14:58
Rexhep Shahu

Kryeministri në ardhje Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se ‘nuk do të lë guralec pa lëvizur deri në kthimin e 8 mijë e 200 hektarëve që iu dhanë Malit të Zi’.

Por se çfarë do të ndodhe me çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në qeverisjen Kurti, dhe se a do ta mbështes LDK-ja në këtë çështje kryeministrin në ardhje, analisti politik Rexhep Shahu ka thënë se të gjitha këto janë deklarata politike individuale partiake por nga karrigia e Kurtit kryeministër vështirë të dalin këto deklarata dhe të zbatohet kjo kërkesë e dëshirë.

Ai ka thënë për “Bota sot” se LDK-ja nuk bën as më pak, e as më shumë se sa lejon ligji, kushtetuta dhe kodet për marrëdhënie me fqinjët.

“Kufijtë vendosen ose me luftë, ose me bisedime. Por thënë shkurt që në shqiptarët ti vendosim kufijtë me luftë, kjo është përrallë, sepse ne me luftë vendosim ‘gardh’ për vëllain ose vritemi për’ gardh’ me vëllain. Deklarata e Kurtit pa u bërë kryeministër është deklaratë e zakonshme, apo një dëshirë si e çdo shqiptari që flet veç fjalë. Kur të jetë Kurti kryeministër ka më ece nëpër vija të bardha të trafikut kryeministror”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat