Çfarë do të ndodh me fatin e Nismës dhe AKR-së?

Politika

Çfarë do të ndodh me fatin e Nismës dhe AKR-së?

Nga: D. B. Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 18:26
Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj

Se sa ka gjasa të mos shuhet si parti NISMA dhe AKR, pas dështimit për kalimin e pragut dhe se a do t'i përcjellë fati i partisë ORA dhe FER-it apo ka ndonjë alternativë tjetër, analisti politik Hidajet Ahmeti ka thënë për “Bota sot” se në vendet e Ballkanit partitë politike të cilat mbesin jashtë Parlamentit mund të shuhen si parti politike, e së paku mund të mbesin pasive në funksionimin e tyre  deri në zgjedhjet e ardhshme nacionale apo lokale.

Sipas tij, funksionimin normal të partive politike e determinon  përfaqësimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, më shumë po ju referohem rastit të Kosovës, pasi nëse mbështetemi në retrospektive e shohim funksionimin e partive politike jashtë parlamentare.

“Gjykoj se partitë të cilat mbesin jashtë Kuvendit të Republikës janë të hendikepuara për të funksionuar, por me gjasë këto parti do të shkrihen në parti tjera parlamentare ose do të pushojnë aktivitetin e tyre politik deri në kohë të zgjedhjeve të ardhshme. Në logjikën ballkanike të funksionimit të partive politike dhe njerëzve të cilët aktivizohen në parti politike, shohim se politikanët nuk jetojnë për politikën, por jetojnë nga politike dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme në realitetin faktik të partive politike në Kosovë që kanë mbetur jashtë parlamentit”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

Image
Hidajet Ahmeti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat