A do të marr Thaçi ftesë nga Gjykata Speciale? Flet njohësi çështjeve juridike

Politika

A do të marr Thaçi ftesë nga Gjykata Speciale? Flet njohësi çështjeve juridike

Nga: N.H Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Përfaqësues të Gjykatës Speciale janë treguar aktiv edhe gjatë kësaj jave.

Kadri Veseli, Ramiz Lladorvci dhe Selim Krasniqi janë disa nga emrat e të ftuarve nga Specialja.

Ndërsa, për t’i komentuar këto ftesa, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar njohësi e politikës në vend Blerim Burjani.

Ai nuk e ka hedhur poshtë mundësin që një të tillë së shpejti të ftohet edhe presidenti aktual.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka pohuar se për shkak se presidenti aktual përmendet në raportin e Dick Marty, gjasat që pas kryepalamentarit Veseli, dhe Thaçi të marrë ftesë nga Specialja.

Image
Blerim Burjani

“Kjo çështje është temë, e për Gjykatën Speciale varet nga prokuroria. Presidenti aktual i vendi, Hashim Thaçi përmendët në raportin e Dick Marty, kjo i bie që gjasat për një ftese të mundshme janë, edhe pse kjo çështje varet nga vlerësim i prokurorisë”, është shprehur Burjani.

Sipas tij, kreu i vendit është aleati më i madh i NATO-s dhe i politikës perëndimore.

“Presidenti Thaçi është aleati më i madh i NATO-s dhe i politikës perëndimore në kohën e Rambujesë, pra kjo çështje duhet të vlerësohet nga prokuroria”, ka përfunduar Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojme se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pasi u ftua nga Gjykata Speciale, deklaroi se ka për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë.

“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara, për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë. Ashtu siç jam zotuar, se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë, unë do ta bëja publike”, tha ai para gazetarëve.

Megjithatë, ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Veseli nga Specialja.

Por dihet që zanafilla e Gjykatës Speciale, është nga raport i ish-komisionerit të Këshillit Evropian dhe ish-senatorit zviceran, Dick Marty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat