Oferta e LDK-së për Albin Kurtin, vjen përgjigja e Krasniqit: Ja kujt duhet t’i takojë posti i kryeministrit

Politika

Oferta e LDK-së për Albin Kurtin, vjen përgjigja e Krasniqit: Ja kujt duhet t’i takojë posti i kryeministrit

Nga: N.H Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 19:25
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka bërë një ofertë interesante në drejtim të liderit të Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti.

Ahmeti ka deklaruar se partia e Albin Kurtit mund të marrë dy pozitat tjera e të lë atë kryeministrit.

“Nëse ju duket VV-së se çështja e Presidentit dhe Kryetarit të Parlamentit mund ta kërkojë Vetëvendosje të marrë këto pozita”, ka thënë Ahmeti në një prononcim për media.

E këtë ofertë të Ahmetit, e ka komentuar për “Bota sot”, politologu Faik Krasniqi.

Ai në një bisedë për gazetën, ka deklaruar se partia e Isa Mustafës po sillet sikur është fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Krasniqi me tej, thekson se me të tilla oferta, duket sikur LDK-ja s’po e dëshiron një koalicion me VV-në.

Image
Faik Krasniqi

“LDK po sillet sikur është fituese e zgjedhjeve. Duhet ta kuptojnë që nuk janë fitues të zgjedhjeve që të bëjnë oferta absurde në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje. Me këto oferta sikur s’po e duan një koalicion të tillë. Nuk duhet ta shfrytëzojnë rastin që Vetëvendosje nuk bën koalicion me të tjerët, dhe tash të dalin me këto oferta”, është shprehur politologu Krasniqi.

Sipas Krasniqit, pozita e kreut të qeverisë i takon partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetevendosje, dhe ajo e kryetarit të Kuvendit, LDK-së.

“Posti i kryeministrit i takon partisë fituese. Ateë të kryeparlamentarit LDK-së. Por, jo të kërkosh gjëra që s’të takojnë. Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon kështu, atëherë më mirë të shkohet në zgjedhje”, ka përfunduar politologu Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat