Lajm i mirë për Nismën e Limajt, ja çfarë thonë për ankesën në PZAP - Bota Sot
Lajm i mirë për Nismën e Limajt, ja çfarë thonë për ankesën në PZAP

Politika

Lajm i mirë për Nismën e Limajt, ja çfarë thonë për ankesën në PZAP

Nga: N.H Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 21:30
Fatmir Limaj

Koalicioni Nisma-AKR-PD shpreson edhe me tej se do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Burime të mirëinformuara brenda Nismës së Limajt thonë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do t’u kthejë përgjigje pozitive.

Këto burime kanë treguar për “Bota sot”, se votat e ardhura nga Serbia kanë shkel çdo rregull zgjedhor e ligjore.

“PZAP-ja 80 për qind do na kthejë përgjigje pozitive, për faktin e di se Gjykata Supreme edhe Kushtetuesja e dinë që nuk mund të vendosin kundër rregullave ligjore, sepse pavarësisht që është shkelje e vogël ligjore, fakti që ka të bëjë me Serbinë, krijon precedent edhe skandal kushtetues, me një fjalë votimin dhe natyra se si kanë hyrë ato vota nga Serbia, është skandal kushtetues. Mos të flasim për shkelje ligjore, që edhe brenda Kosovës, po të ndodhte këto vota do të eliminoheshin me automatizëm, sepse kanë shkel çdo rregull zgjedhor e ligjore”.

“Pra, kjo është arsye pse PZAP edhe po të dëshirojë me ndonjë tendencë politike thënë kushtimisht, është ligji dhe supremja që ia qet surratin keq”, shprehet ky burim.

Krejt në fund, ky burim ka ritheksuar se subjekti i tyre është i bindur në përgjigjen pozitive të PZAP-it.

“Nisma e bindur që PZAP do të bëjë atë që mund ta bëjë Supremja e Kushtetuesja”, ka përfunduar ky burim.

Vlen të kujtohet se kjo parti në koalicion me AKR-në dhe PD-në nuk kanë arritur të kalojnë pragun zgjedhor pasi që mblodhën vetëm 42 mijë e 72 vota ose 4.984 për qind të votave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat