Analisti politik shokon me deklaratën, zbulon se kur do fillojnë aktakuzat dhe arrestime e para nga Specialja - Bota Sot
Analisti politik shokon me deklaratën, zbulon se kur do fillojnë aktakuzat dhe arrestime e para nga Specialja

Politika

Analisti politik shokon me deklaratën, zbulon se kur do fillojnë aktakuzat dhe arrestime e para nga Specialja

Nga: N.H Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 23:06
Selia e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale, edhe këtë javë nuk ka të ndalur me dërgimin e ftesave për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Specialja ka dërguar dhjetëra ftesa për paraqitje në Hagë vetëm këtyre ditëve.

E lidhur me këtë, politologu, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Specialja nuk është themeluar për t’i zbardhur dhe dënuar kryesit e vrasjeve të pasluftës, por është themeluar për krimet e supozuara të UÇK-se ndaj serbëve.

“Gjykata Speciale është themeluar për krimet e supozuara të UÇK-se ndaj serbëve. Kjo Gjykatë nuk është themeluar për t’i zbardhur dhe dënuar kryesit e vrasjeve të pasluftës. Të them të drejtën ndërkombëtarëve as që u bëhet vonë që shqiptarët kanë vrarë njeri-tjetrin. Vrasjet e pasluftës duhet të zbardhen nga drejtësia e Kosovës, sepse me ato raste as që do të merren ata. Mund të merren me ndonjë rast, por jo më të gjitha, edhe pse dyshojë që do të merren me ndonjë rast të tillë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Specialja duhet të merret edhe me vdekjet misterioze, apo “vetëvrasjet” e cilësuara nga institucionet tona.

Në fund, ai ka nënvizuar se brenda javësh do të fillojnë nga Gjykata Specialje edhe me aktakuzat dhe arrestimet e para.

“Më shume kjo Gjykatë është themeluar për t’i barazuar krimet e serbëve me “krimet” e shqiptarëve. Nëse është kështu, atëherë kjo gjykatë duhet të merret edhe me vdekjet misterioze, apo “vetëvrasjet” e cilësuara nga institucionet tona, si rastet e Astrit, Arbënor Dehari, Dino Hasanaj, e Hamdi Sopa. Besoj që brenda javësh do të fillojnë edhe me aktakuza dhe arrestime”, ka përfunduar politologu Faik Krasniqi.

Kujtojmë se Gjykata Speciale gjatë ditës ka ftuar edhe Shefqet Buçajn, i cili ka qenë ushtar në Zonën Operative të Pashtrikut, dhe doktorin Fitim Selimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat