Vlerësimi i Selmanajt për Albin Kurtin, ja si do të sillet si kryeministër

Politika

Vlerësimi i Selmanajt për Albin Kurtin, ja si do të sillet si kryeministër

Nga: A. J Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:58
Albin Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në një pyetje drejtuar se si e sheh ai Albin Kurtin për kryeministër dhe udhëheqës të qeverisë, ka thënë se Kurti ka qenë i fokusuar në anti establishment, tash është tejet interesante për ta parë se si në fakt ai do sillet si pushtetar.

“Është një test interesant për Kosovën. Duhet pak kohë për të dhënë vlerësime objektive. E gjithë karriera politike e z. Kurti ka qenë e fokusuar në anti establishment, tash është tejet interesante për ta parë se si në fakt ai do sillet si pushtetar. Ka shumë pikëpyetje por duhet ti japim kohë dhe me pas ti vlerësojmë sjelljet dhe veprimet e tija politike”, ka thënë në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Driton Selmanaj.

Kurse se si mendon ai se a është zvarritur procesi i formimit të koalicionit në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, pohon se, është në kuadër të afateve ligjore dhe kushtetuese për formimin e institucioneve qendrore.

"Në ketë fazë më mirë është që të qartësohen të gjitha dilemat dhe dallimet eventuale mes dy subjekteve sesa të ketë nguti në marrëveshje dhe me pas të paraqiten probleme në zbatimin e asaj marrëveshjeje", ka pohuar Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat