Ky është problemi i madh për krijimin e Qeverisë nëse kalon pragun Nisma-AKR

Politika

Ky është problemi i madh për krijimin e Qeverisë nëse kalon pragun Nisma-AKR

Nga: A. J Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 11:23
Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli

Koalicioni Nisma-AKR nëse e kalojnë pragun zgjedhor dhe futen në Qeveri, analisti politik Leon Duhanaj vlerëson se do të shfaqen probleme të reja për krijimin e Qeverisë.

Duhanaj për gazetën “Bota sot” pohon se, palët pastaj do të ri negociojnë e që pastaj do të dalin vështirësi të reja.

Ai thekson se, megjithatë do të gjendet kompromisi për një qeveri shqiptare.

“Nëse koalicioni Nisma-AKR futet në Kuvend, atëherë do të dalin probleme te reja për mundësinë e krijimit të Qeverisë.

Palët duhet të ri- negociojnë dhe në ketë kontekst do të dalin vështirësi të reja.

Nuk besoj që partitë e reja, do t'i plotësojnë kriteret dhe standardin të cilin e kanë proklamuar.

Megjithatë, mendoj që duhet të gjendet kompromisi, në mënyrë që të kemi shumicë shqiptare. Ndryshe zgjidhja, zgjedhje të reja”, thotë Leon Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat