Rama-Vuçiq-Zaev kanë sjellë vendin dhe popullin e tyre buzë greminës

Politika

Rama-Vuçiq-Zaev kanë sjellë vendin dhe popullin e tyre buzë greminës

Nga: D. B Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 15:25
Skënder Zogaj

Në konferencën e mbajtur në Samitin e Ohrit, Kosova nuk mori pjesë. Megjithatë mos pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit ka të bëjë kryesisht me orientimin e saj drejt BE, dhe jo Samite të tilla me qëllim që të fuqizohet Serbia. E për fat të keq  në këtë Samit Shqipëria mori pjesë, duke i ndihmuar kështu Serbisë

E në lidhje me këtë çështje analisti politik Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk ka asnjë fije dyshimi se iniciativa e treshes Rama-Vuçiq-Zaev është skenar i ri qëllimkeq që bëhet për interesa të dobëta të tre kasnecëve hipokritë që për qëllime përfitimesh personale janë në gjendje të sakrifikojnë interesat e popujve të vet.

Sipas Zogaj, që të tre këta liferë e kanë sjellë vendin dhe popullin e tyre buzë greminës, nga e cila mund të shpëtojnë vetëm duke krijuar situata edhe më të ndërlikuara rajonale.

“Ky është qëllimi i Mini-shengenit ballkanik, kur dihet se, këto vende kanë nevojë për lëvizje të lirë evropiane e botërore, e jo ballkanike, ky gjithçka e kanë getoizuar duke sakatosur perspektivën historike të popujve të tyre! Mini-shengeni ballkanik është kthim në ish Jugosllavi. Rama është veprimtar i kahershëm i kësaj ideje. Po ia kujtoj çelësin e Qytetarit të Nderit që Edi Rama ia ka dhënë Goran Bregoviqit, jo rastësisht dhe jo pa qëllim. Ai çelës tash po tenton ta hap portën Mini-shengenin ballkanik”, ka thënë analisti politik Skënder Zogaj.

Ai më tej ka shtuar se Rama tha se nuk ka punuar në administratën jugosllave, por më mirë do të kishte bë të tregonte se ka bërë punë më të ndjeshme dhe speciale nën hijen e administratës jugosllave, shumë kohë para se ta ftonte në Tiranë mikun e tij autorin e këngës "Kallashi", Goran Bregoviq, inspektorin dhe diversantin special të UDB-s për kontrollimin e veprimtarisë kulturo- muzikore të ish-Jugosllavisë dhe të përhapjes së saj në Ballkan e më gjerë.

“Prandaj, Kosova nuk mund të pranojë Mini-shengenin ballkanik të treshes Rama-Vucic-Zaev, sepse këtë lëvizje të lirë e ka shijuar në të kaluarën por e ka paguar shtrenjtë dhe pasojat e saj po i vuan ende”, është shprehur analisti politik Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat