Duhanaj: Ja si duhej ndalur fushata e egër e Serbisë

Politika

Duhanaj: Ja si duhej ndalur fushata e egër e Serbisë

Nga: D. B Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 15:34
Leon Duhanaj

Serbia, si çdoherë edhe tani po luan një lojë të ndytë, qoftë në raport e Kosovën, qoftë në raport me komunitetin apo ndërkombëtar.

Po për fat të keq, edhe pse të dyja palët e kuptojnë ketë lojë të ndytë, nuk po arrihet një masë ndëshkuese apo edukuese ndaj Serbisë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Leon Duhanaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se arsyet janë të shumta.

“Në radhë të parë, tregon për nivelin e ulët të kulturës qoftë politikë, qoftë në përgjithësi të serbëve si komb. Ata dinë të bëjnë keq, por nuk dinë dhe duan të bëjnë mirë. Komuniteti ndërkombëtar edhe pse e sheh që po luan me dy karta, po mundohet në mënyrën me të butë për ta tërhequr kah BE duke toleruar vendime në dëm të Kosovës”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

Sipas tij, Kosova, në shumë segmente është e pafuqishme por, edhe aty ku ka fuqi, nuk e bën punën si duhet dhe, si pasojë avancon agjenda serbe.

“Kosova e ka pasur diplomacinë me të fortë gjatë viteve të 90-ta, se sa në disa periudha pas luftës, e sidomos gjatë dy viteve të fundit. Fushatën e Serbisë, mund dhe duhet ta ndalim me kundërshtarë. Por, për ta arritur ketë, kërkohen njerëz profesionist, aktivitet maksimal dhe koordinim maksimal. Kjo gjë tek ne nuk ndodhë. Ndodhë fatkeqësisht e kundërta. Ne në vend që të luftojmë e ndrequr imazhin e shtetit, kemi përkrahur dhe përhapur agjenda siç ishte opsioni i ndarjes apo shkëmbi i territoreve. Kjo ka ndikuar shumë që Serbia ta vej në dyshim pavarësinë e vendi”, ka përfunduar analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat