Deputetët e rinj, Burjani tregon rëndësinë e tyre në Kuvend

Politika

Deputetët e rinj, Burjani tregon rëndësinë e tyre në Kuvend

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 23:17
Kuvendi i Kosovës, foto arkiv

Gati gjysma e deputetëve në këtë legjislaturë do të jenë për herë të parë në këtë post.

Me votat që morën ata arritën të siguronin një ulëse në Kuvend, derisa shumë deputetë që kanë qenë pjesë e Kuvendit për një apo më shumë mandate, këtë herë nuk arritën të siguronin votat që të jenë sërish pjesë e tij.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se legjislatura e fundit ka qenë më e dobëta dhe prandaj të vjetrit u zëvendësuan me të rinjtë.

Image
Blerim Burjani

“Legjislaturë e dobët edhe më e dobët se ajo më herët, të dobëtit e vjetër u zëvendësuan me të rinj. Kjo legjislaturë është produkt i partive që nuk ngjasojnë në organizata serioze, por pronarë të liderëve politik. Liderët politik i orientojnë votat për kandidatë, por po të kishin dalë vet në vota do të merrnin minimum votash”, është shprehur ai.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për deputetë të rinj dhe me përvojë.

“Kjo tash është argumentuar me zgjedhjet e vazhdueshme në Kosovë një demokraci liderësh mund të përkufizohet demokracia partiake që dallon esencialisht nga demokracia popullore, ku rreth 60 për qind nuk dalin në votime, pjesa tjetër është klientelë e partive, me përjashtim VV që e ka votën e të pakënaqurve që janë rritur kësaj here që kanë qenë në zgjedhje dhe të një pjese të vogël të rinisë. Pra rreth 110 mijë votues të rinj që kanë dal kësaj here më qëllim ndryshimin e gjendjes ekzistuese. Kosova ka nevojë për deputetë të rinj, me përvojë por jo plotësisht pa përvojë edhe profesionale e lëre më politike”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat