Isa, Luta apo Agim Veliu, do të jetë president pas Hashim Thaçit?

Politika

Isa, Luta apo Agim Veliu, do të jetë president pas Hashim Thaçit?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 13 nëntor 2019 Në ora: 10:48
Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri

Duke marr shkas nga intervista në “ Bota Sot” e dhënë nga deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, i cili ndër të tjera deklaroi se posti i presidentit duhet të jetë pjesë e marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, kjo të bën të shtjellojmë këtë temë pak më gjërë.Kjo ngase flitet për postin e presidentit të vendit, i cili përveç privilegjeve që ofron, gjithashtu brenda vetes mbart edhe përgjegjësi të mëdha. Fatkeqësisht që nga vdekja e presidentit Rugova nuk kemi pasur figura aq të respektuara në këtë pozitë, kjo edhe e shton përgjegjësinë që ky post mos të trajtohet pa seriozitet.

Pavarësisht se si do të jetë marrëveshja mes LDK-VV, gjithësesi është pak e pritshme që të del një figurë që unfikon popullin, pavarësisht kredibiliteti të tij. Kjo sepse sistemi ësthë i tillë që e politizon këtë pozitë, kjo ndodh vetëm më ndryshim të ligjit. Ligji duhet të jetë i tillë që zjgehdjen e presidentit e kthen tek populli, vetëm kështu sado pak presidenti do të jëtë unifikues, ndryshe do të jetë vetëm partiak. Rast tipik është presidenti aktual, i cili gjithnjë ka mbështetur partinë nga erdhi, kështu duke rritur pakënaqësitë tek të tjerët. Nga kjo burojnë edhe tensionit e klimës politike në vend, e cila nuk duhet më të vazhdojë. Vendi ka nevojë për qetësi, unifikim të popullit dhe ndërtim të vizionit, pavarësisht bindjeve të ndryshme politikë. Duke marrur shkas nga deklarata e Driton Selmanaj, në horizont shtrohen disa emra nga LDK, duke qenë si pritet që kjo parti të ketë të drejtën të ketë kandidatin e saj, në kuadër të marrëveshjës për qeveri me Vetëvendosje.Gjasat më të mëdha janë që presidenti i ardhshëm të jetë nga garda e vjetër e LDK-së, konkretisht : Isa Mustafa, Luti Haziri apo Agim Veliu. Isa Mustafa është kandidati më I mundshëm, duke pasur paraysh dëshirën e tij, si dhe bilancin që e krijon mes grupacioneve të LDK-së brenda qeverisë dhe instiucioneve. Kjo pastaj mund t’i hap rrugë që në krye vjen pse jo edhe Vjosa por gjasat më të mëdha i kanë Luta dhe Agimi.

Gjithësesi derisa po flaism për kandidatët potencial, këtu sduhet harruar as Lutfi Hazirin, i cili ka peshë të madha brenda LDK-së, dhe do të synoj që të merr ose postin e presidentin ose të kreut të LDK-së , dnryshe edhe Luta e di se pa ndonjë funksion mund të humb peshën brenda LDK. Andja, për te mbetur figurë e lartë duhet edhe të ushtroj ndonjë post të tillë, e cila e fut automatikisht në garë për njërin nga të dy pozitat.i treti por jo më pak i rëndësishëm brenda LDK-së, është e Agim Veliu. Ky I fundit gjithnjë ka synuar që të jetë në kry të LDk-së, andaj mund t’i hapet rruga drejt kreut të lDk-së, ose të “ ngushëllohet” me postin e presidentit.

Duke pasur parasysh disa mos pajtime të tija për koalcion me VV, Isa mund të bëjë një levizje taktike të rehatoj me një pozitë të lartë Agimin, kështu edhe Luta mund të prnaoj për hir të jaranisë më Agimin. Në këtë mënryë edhe do të shuhen pakënaqësit brenda grupacione në LDK, për të pasur pastaj një qeveri të fortë dhe stabile. Besoj se me të mbaruar Hashimi presidentin, dhe të respektohet marrëveshja me VV për postin e kreut të shteit, dueht të ndryshoj pastaj edhe ligji qe presidenti të zgjidhet nga populli. Kështu do të ishte edhe më mirë që edhe populli të mund të thotë fjalën e tij, jo presidenti që duhet të jetë faktor uniteti, të jetë kompromis nga partië politikë. Kolacioni VV-LDK duhet të bëjë shumë ligji dhe reforma, që e vë qytetarin në qendër të vëmendjes, ndër të tjera duke i kthyer popullit të drejtën për të zgjedhur vet të partin e shteti. Deri atëherë parashtrohet pyetja retorike, kush do e pasojë Hashimin në postin e presidentit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat