Zbulohet qëllimi i iniciativës për “Mini-Shengenin” Ballkanik, ja qëllimi i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit

Politika

Zbulohet qëllimi i iniciativës për “Mini-Shengenin” Ballkanik, ja qëllimi i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit

Nga: N.Sh Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 14:23
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Këto ditë në Ohër të Maqedonisë u mbajt Sesioni i dytë, pas atij të Novi Sadit në Serbi i cili realisht nuk do të ishte dashur të mbahet, sepse formimi i këtij Mini Shengeni nuk përkon as më kohën që po mbahet, e as me situatën dhe rrethanat politike në rajon, sepse sot Ballkani i përngjanë atij vullkanit të cilit llava ju ka shuar, por tymi po i del dhe si i tillë është vetëm një farsë e cila do të dështoj domosdo.

Për këtë çështje, prof. Dr. Binak Maxharraj pohon se, nuk mund të mbahen Mini Shengene sipas qejfeve të dikujt kur ti teket.

Në Ballkanin Perëndimor, sipas tij, situata politike është e brishtë, jo stabile, kurse për atë ekonomike mos të flasim.

“Krejt rajoni është një tollovi në të cilin nuk ka ndonjë zhvillim të duhur ekonomik, sepse në rajonin e pa qetësuar askush nuk sjellë investime në një vend jo të qetë politikisht, ku nuk vepron drejtësia dhe nuk zbatohen ligjet. Në gjitha këto vende të Ballkanit Perëndimor faza e tranzicionit po vonohet shumë për shkak të mungesës së reformave, keqpërdorime dhe korrupsionit megaloman”, pohon ai për gazetën “Bota sot”.

Maxharraj shton se, dy figura famëkeqe kanë marrë nismën për formimin e Mini Shengenit: pro çetniku Aleksandër Vuçiq Presidenti i Serbisë dhe pro greku-ruso-serb Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Në këtë kontekst duhet te veçohet së kjo nismë ka rrjedhë nga vetë Serbia me presidentin e sajë Aleksandër Vuçiq. Siç dihet Serbia as se si te del nga situata në të cilën ka renë që nga pas lufta, po e ndjekë politikën e njëjtë çetnike të Millosheviqit karshi shteteve tjera që e rrethojnë. E ka humbë rrugën e vetë në oborr, sepse është duke “ngrënë”me dy lugë. Ajo ka mbetë e ngujuar midis Perëndimit dhe Lindjes, as vetë nuk e din se çka po deshiron. Në njërën anë blenë armë te sofistikuar nga Rusia për “çdo rast që ti qëllojnë” kurse nga ana tjetër e luan lojën e djallit me Perëndimin. Deri më tani asnjë kusht për te iu afrua Perëndimit nuk e ka plotësu, dialogu me Kosovën i dështoi me fajin e vetë, në stilin se nuk dal nga Kosova pa marrë diçka, pra ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, popullin e vetë e mbanë në bllokadë pa kurrfarë zgjedhje duke ia ruajt nacionalizmin fanatik kur është çështja e Kosovës”, shton ai.

Profesori e quan Edi Ramën si “pobratim” të Serbisë.

“Rama së bashku me Vuçiqin janë dy njerëzit më të izoluar në Ballkan e me gjerë për shkak të politikave të tyre të këqija. Që të dytë aspak nuk janë properëndimor, që të dytë kanë dështuar në integrimet evropiane me politikat e tyre fatale zhvillimore. Që të dytë janë njësojë të izoluar. Dhe mu për këto arsye për të dalë nga situata në të cilinën janë katandisë nisin iniciativa për formimin e do far sesioneve siç është ky farë Mini Shengeni i Ballkanit Perëndimor i cili, edhe po të zyrtarizohet nuk të qon askund po në humnerë dhe bjerrje kohe të panevojshme sepse kë ketë nuk zgjidhet asgjë, kur dihet se kësaj treve hala po i vjen erë baruti, nuk ka kurrfarë qetësie as ekonomike e sidomos jo se jo politike, ku secili nuk e respekton njeri tjetrin. Ky Mini Shengen që është pjellë Serbomadhe për përfitime të vetë Serbisë, sepse ajo e konsideron veten si hegjemoniste në rajon, por është kryekëput e drejtuar kundër Kosovës te cilën nuk e njeh si shtet. Është për të ardhur keq, bile edhe fatkeqësi që Edi Rama është pozicionuar në krahë të Serbisë në këtë çështje. Por jo vetëm ne këtë çështje por Edi Rama edhe më herët ka luajt bishtin me Serbinë në dëm të Kosovës, sidomos kur është fjala për sovranitetin e Kosovës i cili u pajtua me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës, por që fatmirësisht iniciativa u dështoi në Samitin e Berlinit. Edi Rama ky greko-shqiptar anon në çdo iniciativë që Serbia duke e anashkaluar Kosovën në vend që të ishte e kundërta”, potencon profesor Maxharraj.

Ai tutje shton se, megjithatë Samiti ne Ohër deshtoj, sepse nuk mori pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hrecegovina, por morën pjesë me një nivel te ulët.

“Ky Samit nuk solli asgjë të re pos një dështim total sepse konfiguracioni i kësaj treve është interesante. Çka i duhet ky Samit Ballkanit në një situatë jo të qetë politike, kur nuk e njohin njëra tjetrën si shtet, atëherë së për çka të formohet, që njerëzit të lëvizin lirshëm, edhe ashtu Serbia, Maqedoni dhe Shqipëria mund të lëvizin lirshëm sepse Evropa ua ka hequr vizat që moti, që të rritet punësimi në rajon, jo se jo, sepse krejt rajoni është i pazhvilluar ku njerëzit po ikin në perëndim, po si mund të punësohen p.sh shumë persona nga Kosova apo nga Shqipëria në Serbi, kjo është e pa imagjinueshme për shkak të situatës së brishte politike. Në Samitin e Ohrit i cili nuk pati sukses e nuk solla asgjë të re më i zhgënjyeri ishte Edi Rama sidomos kur është për Kosovën e cila kategorikisht e injoroi këtë Samit si të pa nevojshëm duke thanë se Kosova e përjashtoi vetveten nga Samiti duke e bërë këtë më shumë ironi. Shkoi aq larg sa që kundërshtarët e idesë së tij i quajti si njerëz të pavizion të cilët do ti dënoj historia, thua se ka mbetë historinë ta bëjë Edi Rama. Këtë iniciativë të Vuçiqit dhe Ramës nuk e përkrahu fare faktori shqiptar si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë. Edhe të gjithë liderët shqiptar të Kosovës e hodhën poshtë këtë iniciativë për Mini Shengenin për Ballkanin perëndimor, por më i ashpri ishte Lideri i LDK, Isa Mustafa i cili këtë iniciativë e quajti si një tentim për formimin e një mini Jugosllavje që ishte edhe vet qëllimi kryesor i Serbisë”, thotë tutje ai.

Por ajo së çfarë është me e rëndësishmja, sipas tij, është situata gjeostrategjike e rajonit e cila me këso iniciativa po mundohen të kthejnë këtë rajon kah lindja, pra kah Rusia që ajo të futet thellë e më thellë në këtë rajon për të marr primatin ndaj Perëndimit për të cilën Rusia që shumë vite po bënë tentativa të tilla.

“Por ajo se çfarë është tepër e rëndësishme se Mini Shengeni i Ballkani Perëndimor është një lëvizje e gabuar e cila i dëmton interesat e Kosovës properëndimore, kurse e fuqizon propagandën e Serbisë në dobi të Rusisë. Së këndejmi, Kosova ka bë mirë që nuk e përfilli këtë iniciativë pro ruso-serbe në dëmë të Kosovës dhe gjithsesi duhet të qëndroj larg kësaj iniciative, sepse nuk është në interesin e sajë as politik e as strategjik. Kosova njëherë e përgjithmonë e ka marrë rrugëtimin e vetë properëndimor dhe mos të ua vë mendjen shkarravinave të llojit Vuçiq dhe Edi Ramës i cili për çdo ditë e më shumë po shkelë në ujërat e turbulla të tradhtisë kombëtare”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat