Gana tërheq njohjen e Kosovës, Mehmeti tregon dy përgjegjësit kryesor të Kosovës

Politika

Gana tërheq njohjen e Kosovës, Mehmeti tregon dy përgjegjësit kryesor të Kosovës

Nga: D. B. Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 16:03
Flamuri i Kosovës

Qeveria e Ganës ka vendosur që të tërheq njohjen e Kosovës si shtet të pavarur”, ka thënë të martën për AFP-në zëvendësministri i Jashtëm i këtij vendit, Charles Oëiredu. Ai tha se arsyet për këtë vendim i janë komunikuar Serbisë në një letër.

E në lidhje me këtë çështje analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se kjo tërheqje e njohjes tregon për dështimin e madh të Kosovës.

Sipas tij, ky dështim ka ndodhur si pasojë e hapjes së negociatave të statusit me Serbinë, të cilat nga teknike Thaçi i ktheu ne politikë.

“Mendoj se kjo i ka dhënë Serbisë hapësirë të propagandoj se statusi i Kosovës ende nuk është zgjidhur. Madje në këtë logjikë duhet theksuar se ky është mesazh i keq për vendin që synon të integrohet në BE dhe mekanizmat tjerë. Por meqenëse nuk  ka kredibilitet tek politikanët tanë pasi në këtë rast dikush duhet të jep dorëheqjen e parë që duhet është Thaçi, pastaj edhe Pacolli të jep përgjegjësi. Duhet theksuar se Kosova ka dështuar në politikën e jashtme, por me shpresën se qeveria e ardhshme do të jetë me dinjitoze, duke parandaluar këtë trend negativ të tërheqjes së njohjeve”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat