Në intervistën ekskluzive për gazetën “Bota sot”, avokati dhe publicisti Spartak Ngjela ndër të tjera ka komentuar edhe dialogun Kosovë Serbi.
Ai ka thënë se amerikanët duhet të detyrojnë politikën serbe të pranojë të vërtetën historike për Kosovën.
“Është i paqartë. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ecë nën presionin antiserb të politikës amerikanë. Amerikanët duhet të detyrojnë politikën serbe të pranojë të vërtetën historike. Ajo që kërkon politika serbe është falsitet i historisë”, ka deklaruar Ngjela.
Po ashtu, ai ka thënë se çështja e shkëmbimit të territoreve ka vdekur.
“Ishte një shëmtim historik që e sollën qarqet e errëta antishqiptare brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Tani ka vdekur”, ka nënvizuar avokati shqiptar.
Për Spartak Ngjelën, diplomacia serbe është e trashë.
“Kërkon të vërtetojë falsitetin. Prandaj është e vdekur në Amerikë dhe në Gjermani. Me kaq mbaron logjika”.