Albin Kurti i vetmi që del kundër Listës Serbe

Politika

Albin Kurti i vetmi që del kundër Listës Serbe

Nga: A.J. Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 14:16
Albin Kurti

Kanë kaluar 20 vite prej përfundimit të luftës në Kosovë dhe deri më tani vështirë se është kundërshtuar Lista serbe në një mënyrë apo tjetrën. Albin Kurti gjatë fushatës si kandidat për kryeministër nga VV dhe pas fitores nw zgjedhjet e 6 tetorit ka treguar se nuk do të vrapoj pas Listës serbe për tu future në koalicion më ta edhe pse Kushtetuta e Kosovës iu garanton marrjen e udhëheqjen e ndonjë ministrie.

Lista Serbe (LS) së paku deklarativisht është shprehur se nuk ka ambicie të jetë pjesë e qeverisë së re, e cila pritet të formohet së shpejti. Për ta lënë jashtë koalicionit qeverisës këtë parti po pretendon edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili aktualisht është mandatar dhe është duke negociuar për përbërjen e re të ekzekutivit.

Politologu Albinot Maloku ka thënë për “Bota Sot” se Lista Serbe është subjekti kryesor përfaqësues i serbëve në Kosovë. Se si u bë që ata fituan gati 100% të votave, kjo mirëfilli dihet se nuk ishte në rregull dhe në frymën e demokracisë, mirëpo ky subjekt politik është realiteti i politikës serbe!

Image
Albinot Maloku

“Për shkak të komplikimeve kushtetuese në Kosovë, ata janë edhe votues të përfaqësuesit të serbëve në Qeveri. Modeli i ofruar nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është i ri në skenën politike dhe duket të jetë zgjidhja më e mirë e problemit të quajtur Lista Serb, pra ata mund të kenë përfaqësuesit e tyre në Qeveri pa pasur nevojë të bëhen koalicione siç jemi mësuar ti shohim. Ky model i imponuar nga rrethanat është i pranueshëm dhe tjetër hapësirë nuk duhet lejuar” është shprehur Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat