Paralajmëron Mimoza Kusari: Pazaret kundër vullnetit qytetar e çojnë vendin në zgjedhje

Politika

Paralajmëron Mimoza Kusari: Pazaret kundër vullnetit qytetar e çojnë vendin në zgjedhje

Nga: V.R Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 16:38
Mimoza Kusari- Lila

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, në rast se nuk arrihet formimi i Qeverisë Kurti bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Nëse hipotetikisht nuk formohet Qeveria Kurti, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Çfarëdo formati tjetër i marrëveshjes apo pazareve politike është kundër vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Kusari Lila për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një status në profilin  e tij në facebook, ka deklaruar se po vjen era prapë zgjedhje

“Te gjitha karthat e vendosura nga nëntoka e mbitoka kosovare ndaj atyre që i fituan zgjedhjet, si duket do të na dërgojnë përsëri në zgjedhje të reja”, ka shkruar Zeka ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat