Flasin nga BE, tregojnë se cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re të Kosovës

Politika

Flasin nga BE, tregojnë se cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re të Kosovës

Nga: V.R Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 18:13
Bashkimi Evropian

Zgjedhjet e 6 tetorit, ngritën si dy parti të parat Vetëvendosjen dhe LDK-në. Këto parti, pritet edhe ta krijojnë qeverinë e ardhshme. Kujtojmë takimet në mes të kreut të Vetëvendosjes dhe kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmanit, të cilët u deklaruan që diskutimet kanë filluar dhe se marrëveshja thuajse është arritur.

Sidoqoftë, çfarëdo që të ndodh, qeverinë e re, e presin punë të mëdha.

Gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar zyrtarë të BE-së, të cilët deklaruan se qeveria e ardhshme duhet të formohet sa më parë dhe sipas procedurave të brendshme.

“Ka punë të rëndësishme përpara për Kosovën dhe qeverinë e saj të re, për të çuar përpara reformat, gjithnjë duke pasur synim zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Po ashtu sundimin e ligjit dhe për të lehtësuar dialogun nga BE në raport me Beogradin”, ka thënë për gazetën “Bota sot”, Aleco Smerilli, zyrtar për media i Bashkimit Evropian.

Sipas tij, kjo është në dobi të popullit të Kosovës dhe tërë rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat